E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Shqipëria digjet, Berisha krihet

Share

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar pasi kryeministri Sali Berisha foli paradite më shumë se gjysëm ore për vizitën në Azerbajxhan dhe pasdite mblodhi komitetin e festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë. E paturpshme: Shqipëria digjet nën dëborë Saliu krihet para TV duke molloisur për Azerbajxhanin paradite e për Zogun e Hoxhën paradarke! Cili KM në botë me vendin në këtë hall nuk do rrinte sot 24h në krye të operacioneve të emergjencës, po do merrej me mufka si Saliu sot? Ky KM po e turpëron përditë shoqërinë tonë me nivelin e ndërgjegjes, logjikës dhe politikës së tij qorre e shurdhe ndaj halleve të vendit! deklaron Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›