Leksioni parlamentar i mazhorancës
Mazhoranca e djathtë ka dhënë mbrëmë një provë dinjiteti, teksa ka qenë e unifikuar në qëndrimin e saj kundër 5 dekreteve presidenciale për 5 kandidatët e propozuar si anëtarë të Gjykatës së Lartë. I parashikuar për seancën plenare të ditës së hënë, votimi i tyre ka ndodhur pas ngulmimit të opozitës fill pas heqjes së imuniteti parlamentar të ish-ministrit të Mbrojtjes. Gjithësesi pakica parlamentare, përveç “kënaqësisë” së përftuar nga kjo fitore e vogël, nuk mundi të shmangë verdiktin e pritshëm, atë të rrëzimit të kandidaturave Altina Xhoxhaj, Artan Zeneli, Kristaq Traja, Zamir Poda dhe Arben Mici, të futura përmes një procedure që bie hapur ndesh me vendimin e gjykatës Kushtetuese të datës 18 janar 2005, sipas së cilës Kuvendi i Shqipërisë është një hallkë kyçe e shqyrtimit dhe dhënies së pëlqimit për këto figura. Votimi i djeshëm me kuti, ishte një provë e pakundërshtueshme se shumica ishte solide në qeëndrimin e saj parimor dhe se asnjë prej diversioneve publike të artikuluara këto ditë nga përfaqësues të Partisë Socialiste se gjoja kryeministri Berisha kishte humbur mazhorancën politike, nuk funksionoi. Rezultatet flasin vetë. Dekreti i gjyqtares Altina Xhoxhajt, me nje seri shkeljesh të rënda në detyrë dhe procedimesh disiplinore, është miratuar nga vetëm 56 deputetë të pranishëm në sallë në momentin e votimit, në një kohë që 73 ligjvënes janë shprehur qartazi kundër ndërsa një tjetër ka abstenuar. Përafërisht edhe dekreti për kandidatin Artan Zeneli ka patur të njëtin fat: 56 vota pro, 71 kundra dhe 2 abstenime. Ish-gjyqtari në Gjykatën e Strasburgut që u përdor politikisht me dosjen “Hajdari” nga segmennte të caktuara të së majtës majta ka akumuluar kundërshtimet më të mëdha. Ndaj tij votuan pro vetëm 52 deputetë, në një
kohë që 76 të tjerë votuan kundër kandidaturës së tij. Mehdi Bici ka regjistruar numrin më të ulët të votave mbështetëse, vetëm 40, edhe pse ishte thënë se kandidatura e tij ishte mbështetur nga një segment i ish-të përndjekurve politikë. Zamir Poda, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, ka marrë numrin më të lartë të votave mbështetëse, 65, duke regjistruar një barazim të përkryer, meqenëse kishte 62 vota kundër, 2 abstenime dhe një të pavlefshme, duke u shoqëruar me një interpretim ligjor. Sipas vlerësimit të ekspertëve, duhej të merrte 66 vota, meqë në proces morën pjesë 130 deputetë. Është e pritshme që ky votim të lexohet nga opozita si pjesë e bllokadës së Gjykatën e Lartë, e megjithatë verdikti i djeshëm nuk kishte të bënte me parapëlqime apo antipati personale. Gjithçka ka qenë në zbatim të procedurave ligjore. Kjo e drejtë morale, detyron kreun e shtetit, Bamir Topi, që të bëhet gati për të dekretuar emra të tjerë, figura të pastra, konform të gjitha hallkave ligjore, por para së gjithash - tashmë edhe me regjistrimin e precedentit - me një konsultim të ngushtë paraprak me përfaqësuesit politikë të mazhorancës.
Alket Goce