E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: S’mund të na dështojë operacioni 1 milionë eurosh i emërimit të Artan Zenelit në Gjykatën e Lartë

Nis java e debateve politike për pesë dekretet e sjella nga kryetari i shtetit për anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë. Nëse i gjithë debati i ditës është përqendruar kryesisht tek procedurat e ndjekura në nxjerrjen e dekreteve dhe tek mungesa flagrante e konsultimeve paraprake mes institucioneve, ka ardhur koha që vëmendja të përqendrohet disi edhe tek kandidaturat, që dashurpadashur, do të duhet të futen në votim, sipas gjasave, në seancën plenare të ditës së enjte. Listimi i shpejtë i kandidaturave të çon tek emri i Artan Zenelit, më i panjohuri e më me pak vlera spikatëse profesionale ndër 5 kandidaturat e sjella nga kreu i shtetit. Ai nuk është shquar këto 15 vitet e fundit për kurrfarë kontributi profesional në fushën e drejtësisë, ka vegjetuar edhe në detyrën e fundit të mandatuar në mënyrë surprizë e të pakuptimtë edhe nga organi ligjvënës, por duket se tashmë është dashur edhe një shtysë tjetër, e epërme, që strukturave okulte u duhet Artan Zeneli në Gjykatën e Lartë. I çertifikuar për dashurinë e tij në asht për të majtët dhe posaçërisht bolshevikët, Zeneli është njeriu i duhur nga këto struktura okulte që deri para disa kohësh ishin qeverisësit “de facto” të sistemit të drejtësisë, për t’u katapultuar për një numër çështjesh “me interes” për këtë kupolë, prandaj edhe bursa prej një milionë eurosh ka lëvizur me shpejtësi në drejtim të sponsorizimit të kandidaturës së tij. Nuk është e rastit që kreu i socialistëve nxitoi të shpallej si partizan i flaktë i kandidaturës së tij, fillimisht nëpërmjet kreut të Grupit Parlamentar Valentina Leskaj, e më pas edhe nëpërmjet një urdhri të brendshëm drejtuar deputetëve të vet, për të bërë çmos, përmes praktikave të lobingut, që të mos dështojë operacioni i dërgimit të Artan Zenelit në Gjykatën e Lartë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›