Kredite ne valute, bankat refuzojne
Bankat e nivelit te dyte i kane shtrenguar mjaft kushtet per te kredituar ne valute, por edhe te interesuarit nga ana tjeter e kane ulur kerkesen per kreditim ne monedhen evropiane per shkak se, vlera e saj eshte rritur dukshem ne raport me lekun. Rritja vjetore mesatare e kredise per sektorin privat per muajt qershor - gusht rezultoi 16 per qind ne terma nominale, ndjeshem me e ulet se, mesatarja e pese muajve te pare te vitit prej 29 per qind. Pavaresisht niveleve te uleta te rritjes, kredia per biznese eshte kontribuuesi kryesor ne rritjen e kredise per sektorin privat, duke perbere rreth 65 per qind te saj. Trendi renes i kredise i atribuohet ngadalesimit te kredidhenies ne valute, ritmi i rritjes te se ciles ne muajin gusht ishte zero. Nderkohe, kredia ne leke vazhdon te ruaje ritmin mesatar te rritjes gjate gjithe vitit 2009, prej 30 per qind. Si rrjedhoje, pesha e kredise ne valute ne portofolin e kredise per sektorin privat ka zbritur ne 67 per qind. "Ndergjegjesimi per pasojat e luhatjeve ne kursin e kembimit, si dhe shtrengimi me i madh i kushteve per kredimarresit qe kane te ardhura ne monedhe te ndryshme nga ajo e marrjes se kredise kane bere qe individet te terheqin me pak kredi ne valute se, bizneset" njoftoi banka qendrore. Tregjet financiare jane karakterizuar nga permiresimi i likuiditetit dhe rifitimi i besimit te agjenteve ne to. Furnizimi i vazhdueshem nga ana e Bankes se Shqiperise te tregut te parase nepermjet operacioneve per injektimin e vlerave monetare ne treg, ka ndihmuar per te qetesuar pjesemarresit e tregut si dhe per te furnizuar tregun me fonde, te cilat i kane sherbyer ndermjetesimit ne monedhen vendase per sektorin privat. Nevojat per likuiditet ne tregun nderbankar kane rezultuar ne ulje, duke mos ushtruar presion tek normat afatshkurtra te interesit.