Leku dhe shqetësimi i Guvernatorit
Të bën përshtypje që në daljen e tij të fundit në opinionin publik, guvernatori Ardian Fullani i Bankës së Shqipërisë,
bankës sonë qendrore, solli si shqetësim kryesor uljen e kreditimit nga bankat tregtare në vend. Ai nuk vuri theksin tek zhvlerësimi i lekut në krahasim me euron. Edhe pse disa rreken ta paraqesin uljen e vlerës së këmbimit të monedhës sonë kombëtare me monedhën e BE-së si hata të madhe, po të shikojmë rënien tatëpjetë të monedhave të vendeve fqinjë si Maqedonia, Mali i Zi, madje edhe vetë Kroacia (në vlera 15, 19 dhe 9 për qind në lidhje me euron), kuptojmë se zhvlerësimi si tetëmujor i lekut në shtatë për qind nuk është katastrofë. Ndërsa tkurrja e fortë e kredive që japin bankat, rritja në 8.7 për qind në muajin qershor të këtij viti e kredive të këqija, këto po që janë këmbana alarmi për gjasat e rritjes sonë ekonomike. Guvernatori u bëri thirrje bankave të kenë më shumë kurajë në treg. Por lind pyetja: vetë qeveria çfarë mund të bëjë? Detyrat janë të vështira, por vetë banka jonë qendrore ia përcakton qartë. Qeveria jonë duhet të synojë rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë kombëtare. Me fjalë të tjera, të arrijmë të eksportojmë më shumë, të fusim më shumë euro në vend. Një tjetër sfidë është formalizimi i mëtejshëm i ekonomisë. Kasat elektronike duhet të duken në të gjitha pikat e shitjes në vend, dhe jo të zënë pluhur në një qoshe të dyqanit. Kjo është sfidë e tatimorëve shqiptarë. Nga ana tjetër kërkohet shtimi i burimeve të financimit. Kjo lë të hapur mundësinë që qeveria të dalë në tregun ndërkombëtar dhe të kërkojë hua të tjera. Kësaj radhe jo më për rrugën Durrës-Kukës, por për të injektuar euro në ekonomi. Banka e Shqipërisë sugjeron edhe kuadër masash për përballimin me kosto të ulët të krizave. Kjo nënkupton të paktën një grup të përhershëm vëzhgimi pranë Ministrisë së Financave, ndoshta i përbërë nga specialistë të Bankës së Shqipërisë dhe të vetë Ministrisë. Përparësia madhore është rritja e prodhimit vendas. Rritja e ofertës turistike dhe rigjallërimi i prodhimit bujqësor dhe atij blegtoral. Këtu vijmë në një rreth gati vicioz, pse këto dy segmente jetësore të ekonomisë së vendit kanë nevojë për rritjen e burimeve të financimit. Prej këtej, apeli i Guvernatorit për të dalë nga rrethi. Kjo dalje shikohet me të drejtë prej tij që të jenë bankat. Shtimi i portofolit të kreditit të tyre. Pra, bankat tregtare kanë në dorë rritjen ekonomike të Shqipërisë. Por u duhet kurajë për të guxuar më shumë. Sigurisht, jo të gjithë drejtuesit e bankave janë Barak Obama. Veçse bankat, sidomos ato bija të bankave të mëdha austriake, gjermane, italiane e greke kanë marrë sinjale zemërdhënëse nga përmirësimi i gjendjes financiare të bankave mëma. Bankat mëma u kanë këshilluar bijave të tregohen të kujdesshme. Mirëpo duhet që mes kujdesit të merret përsipër më shumë. Ndoshta vetë qeveria mund të kandisë bankat, nëse nxit zhvillimin më të shpejtë të sektorit financiar jobankar (tip shoqata kursim-kredie, institutet e sigurimit, të pensioneve, etj). Një kandisje e fortë do të ishte edhe subvencioni më thelbësor i kredive për zhvillimin rural. Kështu bankat tregtare do të futeshin me më pak kokëçarje në produkte (hua) për fshatin, këtë gjigant të përgjumur të ekonomisë kombëtare. Me gjithë përgjegjësitë e qeverisë, tek loja me kreditin, topi qëndron tek bankat. Prandaj Guvernatori Fullani u drejtohet atyre. Është industria bankare që duhet ta thotë fjalën e saj. Lypset që drejtuesit e bankave të ndërmarrin një proces përshtatjeje dhe rishikimi të veprimtarisë. Ata duhet të rivlerësojnë përparësitë e zhvillimit të bankës, të vendosin një ekuilibër më të mirë drejt burimeve të të ardhurave dhe të kontrollojnë kostot, duke orientuar veprimtarinë drejt një specializimi më të madh dhe krijimit të përparësive konkurruese. Liderët bankarë ia vlen të zgjedhin një ekuilibër më të mirë për sa i takon përbërjes së produkteve të ndryshme bankare (kryesisht huave) sipas monedhës, sipas afatit të maturimit etj. Ata duhet të ndjekin politika (financiare, shërbimi, transparence) shumë më aktive në drejtim të afrimit dhe mbajtjes së publikut (klientëve) pranë bankës, të forcojnë strukturat e kontrollit të brendshëm dhe të administrimit të rreziqeve. Këto janë sfida që Banka e Shqipërisë nuk mund t’i përballojë e vetme. Qeveria mund dhe duhet të jetë shumë më aktive, po ashtu edhe vetë bankat.
(d.b/BalkanWeb)