Suksesi diplomatik i Bosnjës
Bosnjë-Hercegovina u zgjodh më 15 tetor anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për periudhën 2010-2011, duke arritur atë, që e përditshmja boshnjake "Dnevni Avaz" e cilësoi "arritja më e madhe e Bosnjë-Hercegovinës në fushën e politikës së jashtme, që nga shpallja e pavarësisë më 1992". Por kjo arritje nuk qëndron vetëm në kufijtë e këtij shteti, por është diçka shumë më e madhe, e cila ka efektet e veta pozitive në një shkallë më të gjerë rajonale e ndërkombëtare.
Shteti, i cili pësoi më 1992-1995 tragjedinë më të madhe, genocidin dhe shkatërrimet më masive në periudhën e luftërave në ish-Jugosllavi, bëhet tani anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, institucionit më të rëndësishëm vendimmarrës në botë. Bosnja sjell në këtë institucion botëror përvojën e vet unike në konfliktet ndëretnike e ndërnacionale, gjë që padyshim është një vlerë e re për punën e Këshillit të Sigurimit. Sensibiliteti që Bosnjë-Hercegovina ka për marrëdhëniet ndëretnike, do ta ndihmojë Këshillin e Sigurimit të kuptojë akoma më mirë nevojën dhe organizimin e ndërhyrjes së diplomacisë ndërkombëtare dhe të faktorit ndërkombëtar për të parandaluar luftërat lokale dhe konfliktet në rajone të ndryshme të botës. Siç vlerësoi ambasadori britanik në OKB, Xhon Sojers: "Ne kemi tani në Këshillin e Sigurimit shtete si Bosnja dhe Libani, që kanë kaluar përmes konflikteve dhe sjellin përvojat e tyre kombëtare në Këshillin e Sigurimit".
Përvoja boshnjake do jetë e kërkuar sidomos në drejtim të aplikimit të diplomacisë preventive, pra të ndërhyrjes së bashkësisë ndërkombëtare qysh në shenjat dhe fazat fillestare të konflikteve të mundshme nëpër botë. "Duke pasur parasysh përvojën tonë të dhimbshme, - deklaroi ministri i Jashtëm boshnjak, Sven Alkalaj, - ditën e votimit në OKB, Bosnjë-Hercegovina në Këshillin e Sigurimit nuk do të hezitojë: ne do të jemi një zë i fuqishëm i diplomacisë preventive".
Anëtarësimi i Bosnjë-Hercegovinës në KS të OKB-së është një sukses diplomatik jo vetëm i atij shteti, por edhe i rajonit të Europës Juglindore. Sepse kjo shënon një konsolidim dhe konfirmim të rëndësishëm ndërkombëtar të shtetit të Bosnjës. Dihet se që nga Marrëveshja e Dejtonit, që i dha fund luftës në Bosnjë, kanë kaluar 14 vjet dhe Bosnja ende ka formën e një protektorati, që drejtohet nga një përfaqësues ndërkombëtar në kapacitetin e një guvernatori. Këto 14 vjet ende nuk kanë qenë në gjendje për të krijuar një shtet unik dhe funksional, një objektiv i bashkësisë ndërkombëtare. Entiteti i quajtur "Serpska republika", i cili u krijua për herë të parë nga Marrëveshja e Dejtonit, si kompromis për të detyruar serbët të pushojnë luftën, ka qenë dhe mbetet pengesa kryesore e krijimit të shtetit unik të Bosnjë-Hercegovinës.
Përplasjet e brendshme janë bërë edhe më akute në ditët e sotme, ku politika bllokuese e "Serpska republikës" ka arritur kulmin me kërkesën e kryeministrit të saj, Milorad Dodiç, që në ndryshimet e mundshme kushtetuese të përfshihet e drejta për shkëputje. Marrëveshja e Dejtonit, që krijoi "serpska republikën" dhe i dha asaj hapësirën bllokuese që gëzon sot, nuk parashikon të drejtën për shkëputje të asnjërit prej dy entiteteve që u krijuan më 1995-ën, federata boshnjako-kroate dhe serpska republika. Tani qeveria e "Serpska republikës" kërkon që të përfshihet kjo e drejtë shkëputjeje, që në fakt do të thotë ligjërim i shkatërrimit të shtetit të Bosnjë-Hercegovinës.
Kriza e brendshme boshnjake është aq afër pikës kritike, sa që përfaqësues të lartë të SHBA dhe të Bashkimit Europian, nënsekretari amerikan i shtetit Xhejms Steinberg, ministri i jashtëm i Suedisë, Karl Bildt, si vendi që ka presidencën e BE, dhe Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Olli Rehn, u mblodhën me udhëheqësit më të lartë të Bosnjë-Hercegovinës nga të gjithë etnitë, në një kamp me emrin Butmir, mbledhje që në disa qarqe u quajt si një Dejton i vogël. Ata do të takohen përsëri më 19 tetor për vazhdimin e bisedimeve.
Çështja qendrore është ecja përpara e Bosnjë-Hercegovinës në rrugën e unifikimit si shtet, dhe krijimi i një shteti vërtet funksional, si përfaqësues i interesave të të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia etnike e tyre. Pra që të mos vazhdojë si shtet i tre etnive, të cilat vetëm përplasen njëra me tjetrën, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në forumet treetnikëshe, qe drejtojnë shtetin..
Është me rëndësi që rruga e unifikimit të shtetit po kërkohet të ndërtohet mbi bazën e integrimit të Bosnjë-Hercegovinës në strukturat euroatlantike, pra që Bosnja të bëhet anëtare e NATO-s dhe e BE-së. Ishte një hap tepër i rëndësishëm që Bosnja në fillim të muaji tetor paraqiti në Bruksel kërkesën për të marrë Planin e Veprimit për Anëtarësim në NATO. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, e vlerësoi kërkesën boshnjake si mënyra më e mirë drejt një stabiliteti afatgjatë në rajonin euroatlantik. Është sidomos për t'u vlerësuar që të tre përfaqësuesit më të lartë të presidencës boshnjake, triumvirati ndëretnik që drejton shtetin, ishin unanim në vendimin për kërkesën drejtuar NATO-s. Vlen për t'u përmendur në këtë rast aderimi i përfaqësuesve të serbëve të Bosnjës, sepse bëhet në një kohë që Rusia ka dalë kundër anëtarësimit të Bosnjës në NATO, dhe ambasadori rus në Sarajevë, A.Harçenko, u prononcua publikisht kundër zgjerimit të NATO-s në Bosnjë.
Edhe në rastin e Bosnjë-Hercegovinës duket se NATO po i kupton situatat më mirë se sa BE-ja, e cila është treguar shumë hezituese në qëndrimin e saj integrues, siç dëshmohet edhe nga fakti që BE vendosi të përfshijë në vendimin e saj për liberalizimin e vizave edhe Serbinë, edhe Kroacinë, por jo Bosnjë-Hercegovinën. Mirëpo serbët e Bosnjës e gëzojnë këtë favor, sepse ata kanë shtetësi serbe, meqë Serbia praktikon dhënien e shtetësisë kolektive për komunitetet e saj jashtë Serbisë. Po këtë gjë gëzojnë edhe kroatët e Bosnjës nga Kroacia. I vetmi komunitet, që ndëshkohet nga vendimi i BE, janë boshnjakët, gjë që krijon bindjen se jemi para një diferencimi dhe seleksionimi mbi baza nacionale apo fetare.
Paraqitja e kërkesës së Bosnjës për Planin e Veprimit për Anëtarësim është një hap përpara në integrimin atlantik. Ky integrim atlantik merr një rëndësi të veçantë për ruajtjen dhe forcimin e karakterit unik të shtetit të Bosnjës, sepse integrimi atlantik dhe evropian është një barrikadë e forte ndaj çdo aspirate dhe përpjekje për seçesion apo diversion kundër shtetit të unifikuar.
Si në rastin e marrjes së mandatit si anëtar jo i përhershëm i KS të OKB, ashtu dhe në rastin e kërkesës për Planin e Veprimit për Anëtarësim në NATO, kemi një forcim të unicitetit të shtetit të Bosnjë-Hercegovinës, sepse ai del si një subjekt i respektuar dhe i pranuar i së drejtës ndërkombëtare. Ai pranohet nga 184 shtetet anëtare të OKB-së, përfshirë edhe Rusinë e Serbinë, që e votuan për në KS, siç vlerësohet nga shtetet anëtare të NATO-s për kërkesën e paraqitur.
Konsolidimi ndërkombëtar i situatës së shtetit në Bosnjë-Hercegovinë është një arritje e madhe për vetë stabilitetin dhe paqen në rajonin e Europës Juglindore. "I gjithë Ballkani Perëndimor do të bëhet më i stabilizuar, duke ndihmuar Bosnjën të arrijë qëllimin e anëtarësimit në NATO", shkruante më 15 tetor senatori i njohur amerikan, Xhon Kerri.
Bosnja është shteti më i brishtë në rajonin tonë, me potencialin më të madh të mundësisë së shpërthimit të konflikteve ndëretnike. Çdo shpërthim konflikti ndëretnik atje do të kishte pasoja të drejtpërdrejta në shtetet fqinj, por edhe më gjerë në rajon. Ndaj paqtimi i situatës, konsolidimi i shtetit dhe forcimi i një shteti funksional në plan kombëtar dhe afirmimi i tij ndërkombëtar, kanë dhe duhet të kenë mbështetjen e të gjitha shteteve të rajonit.
(d.b/BalkanWeb)