E Martë, 3 Nëntor 2026

Leku fiton pikë ndaj valutave kryesore

TIRANË, 6 maj /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën leku fitoi pikë ndaj valutave kryesore, euros dhe dollarit amerikan, ndërsa humbi terren me paundin britanik  krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja këmbehet me 97,99 lekë ose 0,21 lekë më pak se ditën e hënë. Ndërsa monedha e gjelbër amerikane u zhvlerësua lehtë me 0,06 lekë dhe këmbehet me 86,54 lekë. Paundi britanik u forcua sot në raport me lekun me 0,07 lekë dhe këmbehet me 115,20 lekë. Franga zvicerane zbriti në kuotën e 104,95 lekëve ose 0,21 lekë më pak se një ditë më parë. Aktorët e tregut shprehen se, luhatjet në tregun valutor i adreson ecurisë në bursat ndërkombëtare ndërsa faktor i rëndësishëm është edhe kërkesë oferta në tregun e brendshëm.
Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 86.54 -0.06
Euro EUR 97.99 -0.21
Poundi Britanik GBP 115.20 +0.07
Franga Zvicerane CHF 104.95 -0.21
Jeni Japonez (100) JPY 60.46 +0.26
Dollari Australian AUD 55.78 -0.41
Dollari Kanadez CAD 62.60 -0.19
Korona Suedeze SEK 8.97 -0.01
Korona Norvegjeze NOK 8.34 -0.01
Korona Daneze DKK 13.13 -0.03
SDR SDR 117.35 +0.09
Ari (OZ 1) XAU 292339.91 +6,352.94
Argjendi (OZ 1) XAG 2851.34 +46.59
Juani Kinez (onshore) CNY 11.99 +0.08
Juani Kinez (offshore) CNH 12.00 -0.03
Lira Turke TRY 2.24 0.00

/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›