Leku fiton terren, forcohet kundrejt valutave te huaja
Nga Aurora Sulce
Rënia e valutave të forta është shkaktuar nga shpenzimet që janë bërë për fushatën elektorale. Një tjetër faktor që ka ndikuar janë edhe emigrantët
TIRANE-Monedha kombëtare leku është forcuar në tregun tonë të këmbimit kundrejt valutave të forta. Në agjencitë e këmbimit, dollari blihet me 91.5 lekë dhe shitet me 92.3 lekë, ndëra euro këmbehet me 128.5 lekë në blerje dhe me 129.2 lekë në shitje. Rënia e valutave të forta është shkaktuar nga shpenzimet që janë bërë për fushatën elektorale, të cilat kanë shtuar sasinë e valutës në treg dhe rrjedhimisht kanë ulur vlerën e tyre. Një tjetër faktor që ka ndikuar janë edhe emigrantët që janë kthyer për votime, të cilët kanë sjellë valutë me vete, duke shtuar sasinë e euros në qark ullim, cka ka shkaktuar rënien e vlerës së saj. Ekspertët parashikojnë rënie të monedhës së përbashkët europiane, për shkak të valutës që do të sjellin me vete emigrantët që do të kthehen në atdhe për pushime.
(d.b/BalkanWeb)