Vazhdon shpërndarja e materialeve zgjedhore
Burime zyrtare nga KQZ thanë sot se sipas Kodit Zgjedhor, përcjellja e materialeve zgjedhore drejt QV-ve, bëhet jo më vonë se 15 orë para hapjes së procesit të votimit, që është ora 07.00 e ditës së dielë
TIRANË- Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) në të gjithë vendin po vijojnë shpërndarjen e materialeve zgjedhore drejt qendrave të votimit (QV), në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen të dielën.
Burime zyrtare nga KQZ thanë sot se sipas Kodit Zgjedhor, përcjellja e materialeve zgjedhore drejt QV-ve, bëhet jo më vonë se 15 orë para hapjes së procesit të votimit, që është ora 07.00 e ditës së dielë.
Në materialet zgjedhore përfshihen fletët e votimit sipas numrit të zgjedhësve për çdo QV, vula e KQV-së, procesverbalet e QV-së, lënda e posaçme për timbrimin e zgjedhësit dhe aparatin verifikues të saj, etj.
Në rang vendi numërohen gjithsej 4 51 qendra votimi me gjithsej 3.084.067 zgjedhës.
(d.b/BalkanWeb)