E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, arrestohet pak orë pas krimit vrasesi

Sherri per nje parakalim makine nisi me debate e deri ne ndeshje fizike, kur autori ka marre nga makina e tij armen tip kallashnikov dhe ka qelluar disa here me plumba 34-vjecarin. 

TIRANE-Policia vuri në pranga vetëm disa orë pas krimit, autorin e vrasjes së djeshme në aksin Peqin-Elbasan. Roland Sallufi u arrestua pas mesnates ne Peqin, gjate nje operacioni special te policise. Sallufi ekzekutoi pasditen e djeshme Durim Sinanin nga fshati Gjocaj, pas nje sherri banal per parakalimin e automjetit te tij. Gjthçka filloi kur dy automjetet po leviznin ne te njejtin drejtim ne segmentin e rruges kombetare qe lidh Peqinin me Elbasanin. Sherri banal nisi me debate e deri ne ndeshje fizike, kur Roland Sallufi ka marre nga makina e tij armen tip kallashnikov dhe ka qelluar disa here 34-vjecarin Sinani. I plagosur rende, ai eshte derguar menjehere ne spitalin rajonal te Elbasanit ku ka nderruar jete nje ore pas ngjarjes.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›