E Diel, 1 Nëntor 2026

Leku forcohet ndaj monedhave të huaja

TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, leku ka forcuar pozitat sot  kundrejt të gjitha monedhave të huaja.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja këmbehet të martën me 96,65 lekë, ose 0,07 lekë më pak se një ditë më parë, ndërsa monedha e gjelbër amerikane ka humbur terren lehtë 0,01 lekë duke u këmbyer me 83,96 lekë.

Sot në tregun valutor i janë lëkundur pozitat edhe paundit britanik dhe frangës zvicerane të cilat kanë humbur në këmbim me lekun, përkatësisht nga 0,48 lekë dhe 0,13 lekë.

Tregu vendas i këmbimit vijon të reflektojë ecurinë në bursat ndërkombëtare, ku dollari amerikan dhe regjistruar zhvlerësim në këmbim me valutat e huaja.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 83.96 -0.01
Euro EUR 96.65 -0.07
Poundi britanik GBP 109.76 -0.48
Franga zvicerane CHF 103.90 -0.13
Jeni japonez (100) JPY 54.69 -0.21
Dollari australian AUD 54.59 -0.39
Dollari kanadez CAD 59.69 -0.13
Korona suedeze SEK 8.81 -0.02
Korona norvegjeze NOK 8.24 -0.06
Korona daneze DKK 12.94 -0.01
SDR SDR 113.88 -0.18
Ari (OZ 1) XAU 335427.76 -324.80
Argjendi (OZ 1) XAG 4017.36 -68.36
Juani kinez (onshore) CNY 11.79 0.00
Juani kinez (offshore) CNH 11.78 -0.01
Lira turke TRY 2.00 0.00

/e.xh/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›