Leku forcon pozitat ndaj monedhave të huaja

TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të mërkurën leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 0.05 lekë, ndërsa monedha europiane zbriti me 0.02 lekë.Dollari amerikan u këmbye me 91.75 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 100.17 lekë.
Ndaj monedhës vendase, pozitat i dobësuan edhe paundi britanik e franga zvicerane.
Monedha britanike u këmbye me 116.60 lekë ose 0.05 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 106.48 lekë ose 1.00 lekë më pak se ditën e martë.
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 91.75 | -0.05 | |
| Euro | EUR | 100.17 | -0.02 | |
| Poundi Britanik | GBP | 116.60 | -0.05 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 106.48 | -1.00 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 62.26 | -1.13 | |
| Dollari Australian | AUD | 60.22 | +0.70 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 66.72 | +0.41 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.79 | +0.11 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.51 | +0.18 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.42 | 0.00 | |
| SDR | SDR | 122.59 | -0.06 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 219747.14 | -1,804.59 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 2475.49 | -0.44 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.77 | -0.07 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.76 | -0.09 | |
| Lira Turke | TRY | 2.73 | 0.00 | |