Leku humbet terren, forcohet euroja dhe dollari

TIRANË, 9 shtator /ATSH/ Monedhat e huaja fituan terren në kursin e këmbimit me lekun, këtë të hënë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar u këmbye sot me 90.19 lekë, ose 0.43 lekë më shumë se në fundjavë.
Një euro u ble me 99.72 lekë, ose 0.01 lekë më tepër se dje, ndërsa paundi britanik u këmbye me 118.08 lekë, ose 0.08 lekë më pak se një ditë më parë.
Franga zvicerane zbriti me 0.19 pikë, duke u këmbyer me 106.44 lekë.
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 90.19 | +0.43 | |
| Euro | EUR | 99.72 | +0.01 | |
| Poundi Britanik | GBP | 118.08 | -0.08 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 106.44 | -0.19 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 62.87 | -0.01 | |
| Dollari Australian | AUD | 60.03 | -0.41 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 66.51 | +0.02 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.71 | -0.06 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.36 | -0.10 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.36 | 0.00 | |
| SDR | SDR | 121.69 | +0.68 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 225094.40 | -1,032.58 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 2538.14 | -48.74 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.68 | +0.01 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.67 | 0.00 | |
| Lira Turke | TRY | 2.66 | +0.02 | |