Leku shqiptar në Kosovë? Doda: Do sillte zhvillim ekonomik

Nënkryetarja e komisionit të integrimit Mesila Doda ka hedhur idenë e përdorimit të monedhës kombëtare të lekut edhe në Kosovë.
Ideja e zonjës Doda është hedhur gjatë një takimi që parlamerntarët e komisionit të integrimit të Shqipërisë dhe të Kosovës kanë zhvilluar sa i përket marrëveshjeve të përbashkëta ekonomike dhe të procesit integrues.
Sipas zonjës Doda përdorimi i monedhës kombëtare shqiptare, lekë, edhe në Kosovë do të përbënte një risi pozitive për ekonomitë e të dy vendeve.
Monedha e lekut mund të përdoret në Kosovë si një mundësi rezervë në kohën kur eurozona vijon të jetë në krizë, dhe në shtetin e Kosovës përdoret euro.
Anëtaret e komisioneve parlamentare të dy vendeve tona kanë rënë dakort që të marrin në konsideratë një propozim të tillë dhe për të hedhur hapa të tjerë nga institucionet përkatëse për konkretizimin e kësaj iniciative.