E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Leku zhvlerësohet ndaj monedhave të huaja

TIRANË, 18 shkurt /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën leku u zhvlerësua ndaj monedhave të huaja, duke vijuar të njëjtin trend që prej fillimit të javës.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 94,71 lekë ose 0,24 lekë më shumë se ditën e hënë. Monedha europiane u forcua me 0,05 lekë dhe këmbehet sot me 99,08 lekë.

Ndërsa paundi britanik fitoi terren ndjeshëm ndaj lekut me 0,30 lekë dhe këmbehet në kuotën e 119,26 lekëve, ashtu sikurse edhe franga zvicerane u forcua sot me 0,20 lekë dhe këmbehet me 105,09 lekë.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, tregu valutor është i qëndrueshëm dhe luhatjet i adresohen kërkesë ofertës si dhe ndryshimeve në bursat ndërkombëtare.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 94.71 +0.24
Euro EUR 99.08 +0.05
Poundi Britanik GBP 119.26 +0.30
Franga Zvicerane CHF 105.09 +0.20
Jeni Japonez (100) JPY 62.41 +0.12
Dollari Australian AUD 60.20 +0.07
Dollari Kanadez CAD 66.74 +0.16
Korona Suedeze SEK 8.83 +0.01
Korona Norvegjeze NOK 8.51 +0.01
Korona Daneze DKK 13.28 +0.01
SDR SDR 124.11 +0.31
Ari (OZ 1) XAU 275369.33 +1,461.12
Argjendi (OZ 1) XAG 3072.39 +13.29
Juani Kinez (onshore) CNY 13.01 0.00
Juani Kinez (offshore) CNH 13.01 0.00
Lira Turke TRY 2.61 0.00

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›