E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

UASHINGTON – DASH: SHBA-ja dhe Rusia do të krijojnë ekipe të nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

UASHINGTON, 18 shkurt /ATSH-DPA/- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia ranë dakord sot për caktimin e ekipeve të nivelit të lartë për të negociuar përfundimin e luftës në Ukrainë – në një takim mes ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

“Ekipet do të punojnë për t’i dhënë fund luftës – në një mënyrë që të jetë e qëndrueshme dhe e pranueshme për të gjitha palët”, sipas një deklarate të lëshuar nga Departamenti i Amerikan Shtetit (DASH) pas takimit të tyre.

“Presidenti Donald Trump dëshiron të ndalojë vrasjet. Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan paqen dhe po përdorin forcën e tyre në botë për të bashkuar vendet”, thuhet në deklaratë.

“Presidenti Trump është i vetmi lider në botë që mund të bëjë që Ukraina dhe Rusia të bien dakord për këtë”, sipas DASH.

Rubio dhe Lavrov u takuan sot në Arabinë Saudite, të shoqëruar nga këshilltari i Kremlinit për politikën e jashtme Yuri Ushakov, i dërguari i posaçëm i SHBA-së Steve Witkoff dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Mike Waltz.

Në deklaratën e saj, SHBA-ja njoftoi gjithashtu se fuqitë kishin rënë dakord për hapat për të përmirësuar marrëdhëniet e tyre dypalëshe, duke përfshirë lëvizjet drejt rivendosjes së misioneve të tyre diplomatike.

“Ata gjithashtu ranë dakord për të hedhur bazat për bashkëpunimin e ardhshëm për çështjet me interes të ndërsjellë gjeopolitik dhe mundësitë historike ekonomike dhe investuese”, thuhet në deklaratë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›