E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Numri i llogarive bankare u rrit në 3,45 milionë

TIRANË, 18 shkurt /ATSH/ Numri i llogarive bankare u rrit vitin e kaluar për të katërtin vit radhazi.

Banka e Shqipërisë bëri të ditur sot se, numri total i llogarive bankare arriti në 3,45 milionë në fund të vitit 2024, me një rritje prej 6,7% krahasuar me një vit më parë.

Sipas BSH-së, numri i llogarive aktive në sektorin bankar u zgjerua me 218 mijë të tilla vitin e kaluar, teksa numri i llogarive bankare u zgjerua në të gjitha llojet e kategorive: individë, biznese, rezidentë apo jorezidentë.

Kështu, llogaritë e individëve u rritën në 3,09 milionë, me një rritje vjetore prej 5% dhe i biznesit është afërsisht 292 mijë.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›