Lëkundje tërmeti në Rumani

Në zonën Vranqa të Rumanisë, të dielën në mëngjes është regjistruar një tërmet me fuqi 4.9 ballë të shkallës Rihter.
Nuk raportohet për viktima, ndërsa dhe dëmet materiale nuk janë të mëdha.
Ky tërmet, përveç në Rumani, është ndjerë edhe në Bulgarinë fqinje si dhe në Moldavi.
Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në thellësi prej 137 kilometra ndërsa dridhjet e tokës fillimisht janë regjistruar në orën 5.24 të mëngjesit.