Serbët i duan ndërkombëtarët

Deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës thonë se nuk pajtohen me liderët e institucioneve se me ndryshimet kushtetuese që kanë nisur, si proces, duhet t`i jepet fund edhe fazës së mbikëqyrjes ndërkombëtare. Sipas tyre, ende nuk janë krijuar kushtet që mbikëqyrja ndërkombëtare të përfundojë, pasi në Kosovë ende mungon stabiliteti politik. Përfaqësuesit politikë serbë në Kuvendin e Kosovës nuk e mbështesin përfundimin e fazës së pavarësisë së mbikëqyrur nga ana e bashkësisë ndërkombëtare.
Udhëheqësit kosovarë tashmë kanë iniciuar fillimin e ndryshimeve kushtetuese, pas së cilave është thënë se do të pasojë edhe përmbyllja e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë. Por, një konstatim i tillë nuk pëlqehet nga përfaqësuesit serbë në Kuvendin e Kosovës. Petar Miletiq, sekretar i përgjithshëm i Partisë Liberale Serbe, parti kjo që drejton edhe dy ministri në qeverinë e Kosovës, thotë se ende nuk janë pjekur kushtet që mbikëqyrja ndërkombëtare të marrë fund, sipas tij, ende ka çështje të pazgjidhura.
“Ekstremistët serbë largimin e ndërkombëtarëve mund ta shohin si rast për kthimin e Serbisë në Kosovë. Kurse, ata shqiptarë, do të mbështesnin largimin e ndërkombëtarëve, sepse do ta shihnin këtë si mundësi që Kosova të drejtohej si e pavarur”.Mendoj se prania ndërkombëtare është edhe më tutje mjaft e nevojshme dhe kjo për disa arsye. Mendoj se Kosova ende nuk ka hyrë në fazën e stabilitetit. Do të thotë, nuk kemi gjendje stabile politike. Pastaj nuk ka aftësi për organizimin e proceseve të mëdha dhe kjo u pa se si u mbajtën zgjedhjet dhe çfarë vjedhjesh ndodhën, si dhe nuk mendojmë se regjistrimi i popullatës, që u mbajt së voni, i përgjigjet realitetit”, thekson Trajkoviq.
Këto, sipas Trajkoviqit, janë arsye të mjaftueshme që dëshmojnë se prania dhe mbikëqyrja ndërkombëtare në Kosovë është e domosdoshme.