E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëkundjet e tokës në Fier, banorët e Zharrësit në protestë

Shpërthimet e kompanisë të naftës "Bankers" në zonën naftëmbajtëse të Zharrëzit kanë shkaktuar sot lëkundje të forta toke në këtë zonë por edhe në qytetin e Fierit.
 

Fillimisht banorët kanë dyshuar për lëkundje tërmeti pasi forca e tyre shkonte deri më 3.2 ballë por pas verifikimeve u kontatua se lëkundjet ishin shkaktuar si pasojë e shpimeve që bën kompania "Bankers" në kërkim të vendburimeve të reja të naftës.
 

Dhjetra banorë të komunës Zharrëz në Fier kanë dalë në protestë kundër kompanisë kanadeze Bankers Petroleum, e cila i ka terrorizuar por edhe u ka shkaktuar dëme të shumta materiale në banesa.
 

Ambientalistët e kanë konideruar këtë fenomen si shkatërrim dhe kanë kërkuar marrjen e masave.
 

Ndërkohë, prej vitesh banorët janë në konflikt me kompaninë, pasi fajësojnë atë për lëkundjet e herëpashershme të tokës, të cilat u kanë dëmtuar shtëpitë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›