Tregëtimi i mishit në Tiranë, Task forca penalizon 12 subjekte

Task forca e ngritur nga Ministria e bujqësisë ka nisur aksionin në Tiranë për evidentimin e subjekteve të cilat tregëtojnë mishin jashtë çdo kushti higjenik.
Pesë grupet e punës të taks forcës të ngritura në Tiranë kanë kontrolluar sot rreth 30 subjekte ndërsa kanë penalizuar me gjoba dhe sekuestrime 12 prej tyre.
Ndërkohë në të gjithë vendin janë në terren 37 grupe pune me inspektorë të ushqimit , mjedisit , shëndetësisë, pushtetit lokal dhe tatimeve, dhe mbështeten nga policia e rendit.
Task forca ka nisur kontrollet për zbatimin e aktit normative duke bërë të mundur mbylljen e subjekteve dhe individëve që therin kafshë dhe shesin mish në shkelje me ligjet dhe standardet e sigurisë.
Ndërkohë gjatë kontrollit në aksin Fushë Krujë-Thumanë janë gjetur të mbyllura rreth 15 subjekte të cilat tregëtonin mish ndërsa janë lënë procesverbalet për disa shkelje, një prej tyre është ushtrimi i aktivitetit buzë akseve kombëtare.