Revista gjermane: Njerëz realë? Jo, jo, më mirë modele
Një revistë e njohur gjermane, Brigitte, e cila u bë e famshme në mbarë botën kur mori vendimin për të zëvendësuar modelet e dobëta me njerëz realë, ka vendosur që të hedhë poshtë këtë vendim pasi shitjet ranë ndjeshëm.
Revista e kishte marrë vendimin dy vjet më parë, por pësoi një zhgënjim dhe që nga ky edicion ka vendosur tu kthehet femrave të dobëta e modeleve seksi.
Revista tha se njerëzit normalë nuk janë tërheqës për ta ndaj tani e tutje do të publikojë foto modelesh. Deri më tani mbi 1 mijë femra e meshkuj normal dolën në faqet e revistës, por pa sukses pasi shitjet ranë.
