E Diel, 1 Nëntor 2026

"Lëkura e Qenit" e Kongolit botohet në gjuhën Esperanto

Një nga romanet më të suksesshëm të shkrimtarit Fatos Kongoli, "Lëkura e Qenit" botohet edhe në gjuhën Esperanto gjuhe e cila i hap rrugë këtij romani për tu bërë lehtësisht i lexueshëm në rreth 120 gjuhë të botës.
 

Përkthyesi i Romanit Tomas Chmielik shprehet për rëndësinë e këtij roman i cili i bashkohet kësaj gjuhe të vecantë për botën letrare.
 

“Gjithçka e vendosi rastësia, në fillim e lexova librin në polonisht. Pasi e lexova konsistova se ky botim ishte një zbulim jo vetëm nga realiteti Shqiptar por duke lexuar këtë libër gjeta dicka të përbashkët me jetën në Poloni” ka theksuar Chmielik.
 

Të pranishëm në prezantimin e ri të këtij romani ishin përfaqësues nga shoqata e Esperantistëve të Polonisë dhe të Shqipërisë, përfaqësues nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Institutit të librit autorë dhe kolegë të shkrimtarit.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›