E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisionerët e Dajçit, shtyhet seanca e parë gjyqësore

Eshte zhvilluar sot seanca e parë e gjyqit per komisionet e fshatit Dragushe ne Lezhe, te cilet akuzohen per shperdorim detyre dhe deformim te rezultatit te zgjedhjeve vendore te 8 majit ne komunen e Dajçit, ndersa nuk janë paraqitur të gjithë të akuzuarit për deformimin e zgjedhjeve vendore në komunën Dajç.
 

Ndërsa në sallë ka munguar Gentin Kovaçi, i akuzuar edhe ai për të njëjtën vepër penale, sikurse u paraqiten 6 komisionerët e qendres së votimit N.069. Pas shtyrjes së seancës gjyqësore, kandidati i opozitës Rrok Lini, ka bërë të ditur për mediat edhe faktet që vërtetojnë manipulimin në këtë qendër votimi.
 

Prokuroria e Lezhes akuzon për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve vendore të 8 majit 8 komisionerë te qendres se votimit ne Dragushe, ku sipas Prokurorise ata kane falsifikuar nënshkrimet e votuesve dhe numrat e kartave të identitetit apo pasaportave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›