Drafti i qeverisë, deputetët do dalin 55 vjeç në pension
TIRANE-Kanë të gjitha privilegjet që u jep pushteti i të qenurit deputet, por së shpejti, të zgjedhurit nga populli në bazë të një drafti që po përgatitet nga qeveria, do të dalin më të rinj në pension. Flitet për moshën 55-vjeçare si koha e duhur për kohën e "pleqërisë" së deputetëve shqiptarë.
Aktualisht, 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nuk kanë një kufi që përcakton moshën se kur duhet të dalin në pension, çka ka bërë që në sallën e Kuvendit të shohim edhe deputetë 60-vjeçarë ose më shumë përgjatë 21 viteve të pluralizmit politik në vend. Pikërisht për të përcaktuar në mënyrë të qartë moshën se kur deputetët duhet të dalin në pension, mësohet se qeveria po bën gati një projektligj të posaçëm për moshën e daljes së tyre në pension.
Mosha 55- vjeçare është gjykuar nga qeveria si më e përshtatshmja për pensionin e të zgjedhurve nga populli, por duket se ajo ka një shkak të ri, atë të shkurtimeve të shpenzimeve që deputetët i kushtojnë buxhetit të shtetit me shpenzimet e tyre.
Pas kufizimit të disa privilegjeve që gëzonin deputetët, si makinat, dietat apo shoferët në dispozicion, duket se qeveria ka gjetur një mënyrë të re për të mbrojtur buxhetin nga të tjera shpenzime të deputetëve, duke i nxjerrë ata në pension pikërisht në moshën 55-vjeçare. Caktimi i kësaj moshe nuk dihet ende nëse do të ngjallë debate, sidomos nga opozita e majtë, ndërkohë që drafti ende nuk është përgatitur ende.
Megjithatë, deputetët shqiptarë i kushtojnë "qimet e kokës" administratës së Kuvendit. Rroga e një deputeti shqiptar shkon afërsisht në 1000 euro, ndërkohë që për çdo pjesëmarrje në mbledhje komisionesh parlamentare ata paguhen me 2000-2500 lekë ekstra.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)