E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lendet e ndertimit kontroll i ri 1 2 3 4 5 6 vota e premte 25 shkurt

Instituti i Ndërtimit dhe Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar do të synojnë shtimin e masave kontrolluese për ndërtuesit duke parë me kujdes cilësinë e materialeve që ata përdorin. Krerët e dy institucioneve pasi nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi thanë se çdo material i përdorur në ndërtim duhet të ketë çertifikatat e cilësisë. Azhornuar së fundi ( e premte , 25 shkurt 2011 ) Lexo të plotë ...   Kredi për 1500 familje të pastreha 1 2 3 4 5 (5 vota) e enjte , 24 shkurt 2011 Mbi 1500 familje të pastreha pritet të përfitojnë kredi, apo të marrin banesa gjatë këtij viti. Për televizionin Alsat, drejtori i Entit Kombëtyar të Banesave jep detajet e projekteve që do janë në zbatim për këtë vit. Projektet prekin disa qytete dhe prekin disa kategori familjesh. Lexo të plotë ...   Shqipëria, tregti energjie në rajon 1 2 3 4 5 (4 vota) e enjte , 24 shkurt 2011 Më së fundi, pas disa vitesh punë Shqipëria është bërë pjesë e sistemit elektroenergjetik në rajon. Operatori i Sistemit të Transmetimit ka përfunduar ndërtimin e linjës 400 kilovolt që mundëon lidhjen me Malin e zi dhe Greqinë. Për Alsat, drejtues të OST-së thonë se tanimë nuk mungojnë kapacitetet për import dhe eksport energjie. Lexo të plotë ...   Verifikohen pasuritë e paluajtshme 1 2 3 4 5 (2 vota) e hënë , 21 shkurt 2011 Të gjitha pasuritë e paluajtshme po riregjistrohen dhe verifikohen si objekte fizike ashtu dhe si pronësi. Prej muajsh, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme me fondet e Bankës Botërore po aplikon projektin në fjalë. Për Alsat, drejtuesi i këtij projekti tregon punën e bërë deri më tani si dhe lehtësirat që ky verifikim i ri do të krijojë si në treg ashtu dhe në regjistrin e pronave. Lexo të plotë ...   Prodhimet bio, bie oferta në treg 1 2 3 4 5 (3 vota) e diel , 20 shkurt 2011 Kërkesa në rajon për prodhime bio dhe cilësore ka sjellë efekte negative për konsumatorët shqiptarë. Njohës të sektorit të bujqësisë dhe tregjeve shpjegojnë se fermerët shqitarë po eksportojnë pjesën më të madhe të prodhimit sezonal duke shkaktuar kështu rënie të ofertës në tregje. Për Alsat, presidenti i Këshillit të Agrobiznesi shpjegon situatën aktuale.
Lexo të plotë ...   Reforma, mbeten 12 inspektoriate. Berisha: Të dixhitalizohen shërbimet 1 2 3 4 5 (6 vota) e premte , 18 shkurt 2011 Pas rreth 18 muajsh diskutime është vendosur që të nise reduktimi i inspektorateve në vend. Kryeministri i vendit, në krye të Task Forcës që u mor me këtë reformë, tha se ulja e numrit të këtyre strukturave është kërkesë që indirekt vjen dhe nga biznesi. Shmangia e burokracive dhe pengesave për një sërë procedurash është një ndër efektet që ka ky vendim.
Azhornuar së fundi ( e premte , 18 shkurt 2011 ) Lexo të plotë ...   Hetim bankave për konkurencën 1 2 3 4 5 (3 vota) e premte , 18 shkurt 2011 Ankesat e shumta kundrejt shërbimeve dhe pagesave në banka detyruan Autoritetin e Konkurencës që të nise një monitorim të tregut bankar. Një ditë pas shpalljes së raportit për këtë monitorim, për Alsat, kryetarja e e këtij institucioni shpjegon se hetimi nisi për të parë kushtet e konkurencës, por më pas u pa se problem ishin dhe tarifat për një sërë shërbimesh.
Lexo të plotë ...   Bankat, abuzime me klientët e tyre në treg 1 2 3 4 5 (4 vota) e enjte , 17 shkurt 2011 Bankat e nivelit të dytë në vend abuzojnë me klientët e tyre, duke i ngarkuar me pagesa abuzive dhe të kota. Autoriteti i Konkurencës, pas një monitorimi mbi një vit të tregut bankar ka arritur në përfundimin se në këtë treg ka keq funksionime.
Lexo të plotë ...   30 shoqata biznesi në një 1 2 3 4 5 (4 vota) e enjte , 17 shkurt 2011 Mbrojtja e interesave të biznesit si dhe krijimi i lehtësirave në kryerjen e reformave të ndryshme ka sjellë krijimine një grupimi të madh biznesesh. Rreth 30 shoqata të bzineseve dhe sipërmarrjeve private në vend janë bashkuar në “BiznesAlbania”. Drejtuesit e sapozgjedhur thonë se dialogu social ndërmjet biznesve, sindikatave dhe qeverisë do të jetë çelësi i funksionimit të këtij grupimi.
Lexo të plotë ...   Buka edhe më e shtrenjtë 1 2 3 4 5 (6 vota) e mërkurë , 16 shkurt 2011 Çmimet e bukës dhe llojeve të ndryshme të prodhimeve të brumit mund të pësojnë shumë shpejt rritje. Ndikimet e tregjeve ndërkombëtare, rritja e cmimit për lëndët e para dhe arsye të tjera janë ndër faktorët që renditen nga furrtarët si arsye për ndryshimin e çmimeve. Për Alsat, zotëruesi i një rrjeti furrash në Tiranë dhe Durrës shpjegon situatën aktuale në këtë treg.
Lexo të plotë ...

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›