Parate ne banka 96 e depozitave te sigurta

Pothuajse të gjithë personat që kanë depozituar para në banka i kanë ato të siguruara në rast falimenti. Pavarësisht situatës jo të mirë financiare në rajon gjatë viteve të fundit, sistemi bankar shqiptar dhe klientët nuk janë prekur nga rrisqet e mundshme. Krerë të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave thanë se të gjitha depozitat nën 2.5 milionë lekë janë plotësisht të kthyeshme, dhe 96 për qind e individëve i kanë depozitat në këtë shumë.
“Në fund të vitit 2010, rezulton se 96 % e numrit të depozitave të individëve i kanë depozitat e tyre deri 2.5 milionë lekë dhe janë plotësisht të mbuluar nga skema jonë. Numri i depozitorëve të sistemit, që janë subjekt i skemës është 1.465.849, ndërsa numri i depozitëve që i kanë depozitën deri në 2.5 milionë janë 1.403.186”-thotë Silvana Sejko, drejtore e ASD-së.
Viti 2010, pavarësisht se ishte vit që u prek nga kriza financiare dhe ekonomike ka njohur rritje të depozitave, çka tregon për besim dhe mos prekje të bankave nga problemet në rajon.
“Në fund të 2010, depozitat e klientëve u rritën 18.2 % krahasuar me fundin e vitit 2009. Depozitat e individëve. të cilat janë subjekt i skemës së sigurimit të depozitave zënë 81 % totalit të depozitave në sistemin bankar, depozita, të cilat në periudhën 1-vjeçare 2009-2010 u rritën në të njëjtin nivel, me 18 %”-theksoi Sejko.
Detyrim ligjor i bankave është që të ionformojnë klientët për produktet e tyre si dhe për sigurimin e depozitave. Agjencia e Sigurimit të Depozitave ka siguruar të 16 bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri.
Florian Papadhimitri