E Shtunë, 31 Tetor 2026

Misioni i FMN-se kujdes me deficitin buxhetor

Misioni i rradhës i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka mbërritur në Tiranë. Situata makroekonomike, politikat fiskale dhe ecuria e parametrrave buxhetorë do të jenë në qendër të bisedave që shefi i misionit, Gerëin Bell dhe stafi i tij do të kryejnë me autoritetet shqiptare.

Takimi i parë i misionit është kryer gjatë së hënës me kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, Edmond Spaho dhe deputetin Selami Xhepa. Takimi ka qenë i mbyllur dhe konfidencial por mendohet që borxhi publik dhe deficiti buxhetor të kenë qenë në qendër të bisedës.

Misioni i FMN-së pritet të kryejë takime me ministrin e financave, guvernatorin dhe kryeminsitrin. Misioni do të zgjasë rreth dy javë dhe do të mbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp.  Azhornuar së fundi ( e hënë , 20 qershor 2011 )

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›