E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëndim i rëndë për Gercaliun

Roland Gercaliu nuk e ka nisur mbarë aventurën te klubi nga Bundesliga 2, FC Ingolstadt. Mbrojtësi shqiptar vetëm pakë javë pas transferimit nga ekipi austriak, SC Magna tek Ingolstadti, do ta operojë gjurin dhe do të mungojë një kohë të gjatë.

Ish-futbollisti i klubeve austriake, Salzburg, Austria Viena dhe Sturm Graz, është lënduar në ndeshjen miqësore kundër Augzburgut dhe lëndimi i tij është më i rëndë sesa që është menduar.

“Ky është një lajm shumë i hidhur për mua. Jam i dëshpëruar, por do të punoj shumë për rikthim, edhe nëse do të jetë një kohë e gjatë”, ka thënë tiranasi me nënshtetësi austriake, për uebfaqen zyrtare të klubit gjerman.

Lajmi për lëndimin e mbrojtësit të fuqishëm e ka dëshpëruar më së shumti trajnerin Michael Wiesinger, i cili e konsideronte shqiptarin si një element të rëndësishëm të ekipit.

Ai e transferoi Gercaliun nga Magna dhe ishte kandidat kyç për formacionin bazë.

“Tani duhet t’i bëjmë planet tona pa Gercaliun. Është e rëndësishme që operimi të jetë i suksesshëm dhe më pas ta marrë trajtimin e duhur mjekësor”, ka deklaruar Wiesinger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›