Kuqo – Belegu, përplasen keq
Pas përleshjes fizike në ndeshjen miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Emirate të Bashkuara Arabe, të zhvilluar në Bardhosh, është krijuar edhe një ‘armiqësi’ e re ndërmjet basketbollistit të Kombëtares kuqezi, Ermal Kuqo dhe kreut të basketbollit kosovar, Erolld Belegu.
Në fakt, pas takimit të ndërprerë në çerekun e dytë, Belegu kishte fajësuar Kombëtaren shqiptare, duke thënë se kuqezinjtë nisën të parët përleshjen me arabët.
Kreu i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) kishte kritikuar edhe Kuqon – i cili ishte i përfshirë në atë përleshje – për të cilin, Belegu kishte thënë se nuk i ka hije një basketbollisti të madh, siç është Kuqo, të sillet në atë mënyrë, duke u grushtuar me lojtarët arabë.
Kjo deklaratë e Belegut duket se ka ngjallur zemërim të madh tek ish-reprezentuesi i Turqisë. Kuqo, në profilin e tij në www.facebook.com, ka postuar një koment, duke iu kundërpërgjigjur kritikave të Belegut, madje duke mos kursyer as edhe fjalë të ndyta.
“Erolld Bej-legu, ti ore zotni, as sa gishti i vogël i këmbës time nuk bëhesh dot, e flit sa të duash për Ermal Kuqo-n !!! Kësaj që po e bën t’i, ne këtej i themi ‘m**** që bëre, po mundohesh ta lash me sh***’!”, ka shkruar Kuqo në profilin e tij në facebook.com.
Para se ta shkruante këtë koment, basketbollisti i Efes Pilsenit ka treguar se ka vendosur t’iu kundërpërgjigjet në këtë mënyrë deklaratave të Belegut, meç Federata Shqiptare e Basketbollit nuk i ka dalë në mbrojtje atij.
“Epo, meqë s’po kujtohet njeri nga tanët të më dalë krah, po bëj atë që kam bërë gjithë jetës time, po e marr situatën vetë në dorë !!!”, ka shkruar fillimisht Kuqo, për ta postuar më pas komentin ‘anti-Belegu’.
Në anën tjetër, Erolld Belegu nuk ka dashur të flasë rreth komentit të Kuqos. “Nuk dua ta komentoj atë. Pamjet filmike më së miri e pasqyrojnë sjelljen e tij dhe ato pamje e argumentojnë deklaratën time”, është shprehur shkurt Belegu për Express.
Numri një i basketbollit kosovar ishte i detyruar të ndërhynte në atë përleshje për t’i ftohur gjakrat e shqiptarëve dhe arabëve. Madje ai i kishte kërkuar nga Federata shqiptare të kërkojë falje për këtë ekses.
“Më befasoi mënyra se si u soll Ermal Kuqo dhe një lojtar kaq i madh kështu nuk duhet të sillet, por duhet të jetë shembull. Më vjen keq për mysafirët nga Emiratet e Bashkuara Arabe”, kishte thënë ai.
Përleshja ndërmjet kuqezinjve dhe arabëve kishte ndodhur në ndeshjen e tretë të turneut ndërkombëtar, i cili u mbajt javën e kaluar në Prishtinë. Përveç Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, pjesëmarrëse ka qenë edhe përfaqësuesja e Kosovës, e cila triumfoi në dy ndeshje, përkatësisht në përballje me Kombëtaren shqiptare dhe ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe.