E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëndohen yjet, krizë te Liverpooli

Pas startit të fuqishëm që Liverpooli ka sivjet në Premierligë, gjigandi anglez po përballet me krizën e mungesës të disa lojtarëve. Pezullimi i Luis Suarez tani më mbetet i harruar.

Glen Johnson, Joe Allen, Daniel Agger dhe Philipe Coutinho po përballen me lëndime në këtë fillim të sezonit.

Jonhson pritet të mungoi 7 javë, ndërsa për Agger e Coutinhon nuk bëhet e ditur se sa ditë do të jenë jashtë fushave.

Super Coutinho në ndeshjen ndaj Swanseas pësoi lëndim në krah, lëndim i cili mund të jetë serioz./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›