Milani një 11-she të fortë (në spital)

Milani po përballet me shumë lëndime në skuadër. Shumë lojtarë të rëndësishëm të kësaj skuadre nuk do të jenë në fushë as në ndeshjen e Ligës së Kampionëve që Milani e zhvillon nesër ndaj Celtic.
Mediat italiane kanë paraqitur një formacion të fortë me lojtarët e lënduar të Milanit. 4-3-1-2 është formacioni që "Gazeta Dello Sport" e ka paraqitur me mungesat e Milanit.
Gabriel, De Sciglio, Abate, Silvestre, Bonera, Montolivo, Poli, Kaka, El Sharawy, Pazzini është 11shja "në spital" e Milanit./Indeksonline/