E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëndohet Iniesta, mungon një muaj

Lajme të këqija në taborin e Barcelonës. Andres Iniesta është lënduar gjatë stërvitjes së të martës, ndërsa do të mbetet jashtë fushës për një muaj. Futbollisti ka dëmtuar kofshën e këmbës së djathtë.

Përfaqësuesi spanjoll do të mungojë sigurt në dy ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Inter, plus në gjashtë ndeshje të La Ligas, kundër Deportivo, Espanyol, Xerez, Villarreal, Tenerife e Siviglia. Sigurisht, ai do të rikthehej në finalen eventuale të Ligës së Kampionëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›