E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futboll, Adebayor lajmëron tërheqjen nga përfaqësuesja e Togos

Sulmuesi i Togos dhe Manchester City, Emmanuel Adebayor, nuk e ka kaluar tronditjen pas sulmit që iu bë përfaqësueses togoleze, në prag të Kupës së Afrikës dhe ka lajmëruar tërheqjen nga përfaqesuesja.

26-vjecari, kapiten i Togos, ishte ne autobusin e skuadrës qe u sulmua në januar dhe ku mbetën të vrarë dy persona të delegacionit. "Si pasojë e ngjarjeve tragjike në janar në Kupën e Afrikës... kam marrë vendimin e vështirë për t’u tërhequr nga futbolli ndërkombëtar," shkruhet në deklaratën për shtyp të Adebayor.

"Kam shumë gjatë këtyre muajve, që nga sulmi dhe ende më vijnë në mendje imazhet e asaj ngjarje të tmerrshme në autobusin e skuadrës sonë" thuhet me tej ne deklrate.
Togo u tërhoq nga turneu pa zhvilluar asnjë ndeshje, si pasojë e sulmit dhe është pezulluar nga Konfederata Afrikane e Futbollit, për dy turnetë e ardhshëm.

Një nga ndihmës trajnerët e Togos dhe një nga zëdhënësit e skuadrës humbën jetën në sulmin e kryer në provincën e Angolës, Cabinda në 8 Janar. Adebayor, që ka luajtur 38 ndeshje me kombëtaren e Togos dhe është shpallur në 2008, Lojtari Afrikan i Vitit, ka shënuar 16 gola.

Eno Skarço < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›