E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anceloti, optimist për titullin kampion në Angli

Trajneri i Chelsea Carlo Anchelotti eshte shprehur i sigurte se skuadra e tij do te fitoje titullin kampion ne Angli. Blute e Londres kryesojne tabelen e renditjes ne Premier Lige me 74 pike, nje me shume se Manchester United, por me nje ndeshje me pak. Ne vendin e trete renditet Arsenali me 71 pike, por edhe skuadra e drejtuar nga Venger ka luajtur nje ndeshje me pak dhe eshte ne gare per te fituar trofeun.

Gjithsesi, Anchelotti ka thene se vetem skuadra e tij mund ta humbase titullin kampion. "Titulli eshte ne doren tone dhe nese do te tregojme me te miren dhe te ruajme nivelet e larta do te fitojme ne fund. Eshte e vertete qe asgje nuk ka perfunduar, por une kam besim te skuadra ime dhe i kam thene lojtareve, qe vetem ne mund ta humbasim titullin kampion”, eshte shprehur Ancheloti. Trajneri italian ka folur edhe pre Boterorin 2010, dujke e cilesuar kombetaren e Anglise si me te favorizuar ndaj Italise per te fituar Kupen e Botes. “E kam thene edhe me pare qe Anglia mund te triumfoje ne Boteror. Une jam Italian, por mendoj se skuadra e Kapelos eshte me e favorizuar se Italia”, ka perfunduar Karlo Anchelotti, skuadra e te cilit do te luaje edhe ne finalen e Kupes se Liges kunder Portsmouth.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›