E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lënë Kapshticën 15 mijë emigrantë, u kthyen për zgjedhje

KAPSHTICË- Vazhdon largimi i emigrantëve shqiptarë që u kthyen në atdhe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 qershorit.
Sipas burimeve policore të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, kthimi drejt Greqisë ka filluar që ditën e dielë, ndërkohë që deri sot numërohen rreth 15 mijë emigrantë dhe pritet që në ditët në vijim të ketë shtim të lëvizjeve në dalje drejt Greqisë nga kjo pikë kufitare.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar në sportelet në dalje të kufirit 2500 persona. Nga pala shqiptare po punohet me 4 sportele, ndërkohë që nga ana e palës greke punohet me tre sportele. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se janë mbajtur kontakte midis dy palëve homologe nga të dy anët e kufirit për të mos u krijuar pengesa në kufi për emigrantët shqiptarë. Pavarësisht dyndjes së mjeteve dhe emigrantëve, edhe gjatë ditës së sotme nuk janë shkaktuar radhë të gjata. Ndërkohë që për shkak të numrit të shumtë të autobusëve, sportelet kanë punuar me kapacitet të plotë. Vetëm gjatë orëve të mëngjesit janë përpunuar 7 autobusë dhe 700 mjete të vogla.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›