E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakër brenda familjes. Vret vjehrrin, qëllon veten. Vdes edhe djali i autorit

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është shënuar pak më parë në kryeqytet. Një person ka vrarë vjehrrin e më pas ka qëlluar edhe veten. Policia është nisur në drejtim të vendit ku ndodhi krimi, ndërkohë që për momentin nuk bëhen të ditura detaje rreth ngjarjes. Dihet vetëm se krimi brenda familjes ka ndodhur në një pallat në afërsi të Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, në banesën e shtetasit Hazbi Gjoni. Nga të shtënat ka mbetur e plagosur edhe vjehrra dhe djali i autorit 13-vjeçar, i cili mësohet se ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Ndërkohë që autori, pas kasaphanës ka vrarë veten në banesën e tij.
Policia është duke hetuar për ngjarjen.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›