Numërohet kutia e parë e Fushë-Kuqes në avantazh PD

Ka përfunduar së numëruari kutia e parë me votat e zonës se Fushë-Kuqes në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve ku në avantazh ka qënë Partia Demokratike. Për një transparencë sa më të plotë kutitë janë hapur në prani të gjithë anëtarëve dhe të mediave ndërkohë që numërimi i kutisë së parë është bërë nga nënkryetarja e KQZ Dëshira Subashi. Në kutinë e parë të KZAZ të Fushë-Kuqes u evidentuan 3 fletë të pavlershme dhe 334 fletë të papërdorura. Mësohet gjithashtu se janë nisur drejt KQZ-së kutitë e panumëruara të KZAZ-së 20 të qarkut të Fierit. Kutitë e kësaj KZAZ-je priten numërohen nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pas kontestimit të kësaj KZAZ-je