E Diel, 1 Nëntor 2026

Lenia e shtetesise, duhet ligj i ri

Rozeta Rapushi

Zgjedhesit vazhdojne te mbeten indiferente, ne pajisjen me karta identiteti, ne zyrat e gjendjes civile. Kjo tregohet qarte dhe ne informacionin e Drejtorise se Pergjithshme te Gjendjes Civile, dorezuar ne komisionin e posacem te ngritur per zbatimin e ligjit te zgjedhjeve. Ne informacionin e dorezuar ne komision, per kartat e identitetit dhe listat e zgjedhesve, thuhet se deri ne daten 20 mars, kane aplikuar per t'u pajisur me karta identiteti, 301.776 persona. Dhe ndonese jane prodhuar 200.942 cope vetem 38.589 persona i kane terhequr ato. Shifer qe tregon qarte se edhe pse kane aplikuar per t'u pajisur me karta, zgjedhesit nuk interesohen t'i marrin ato. Ne informacionin e detajuar, sqarohet dhe pergatitja e listave te zgjedhesve, per procesin elektoral te 28 qershorit. Fillimisht, drejtori Armand Teliti, sqaron se nga gjendja civile u cregjistruan te gjithe shtetasit shqiptare qe kane lene shtetesine, bazuar ne dekretet e Presidentit nga viti 1991. Gjate ketij procesi thuhet se eshte hasur veshtiresi, per shkak se ne dekrete nuk jepen informacione te hollesishme mbi moshen dhe vendlindjen e shtetasve. "Nga 7.652 shtetas qe kane lene shtetesine shqiptare nga viti 1991 e deri me sot, u arriten te identifikohen vetem 2.994 prej tyre, qe u korrespondojne te dhenat", thuhet ne informacionin e dhene. Duke qene se diferenca eshte e madhe, ky institucion ka pergatitur ndryshime ne ligjin per "Taksat Kombetare", ku kerkohet qe te hiqet taksa per cregjistrimin e lenies se shtetesise, ne menyre qe shtetasit ta bejne cregjistrimin. Nga ana tjeter, ndryshime jane kerkuar dhe ne ligjin per Gjendjen Civile. Ne te kerkohet qe te percaktohet nje dispozite e vecante, per lenien e shtetesise ku Drejtoria e Gjendjes Civile, te kete te drejten si organ administrativ, te kryeje veprimet e duhura per cregjistrimin, ne rast se ai nuk behet dhe pas dhenies se dekretit nga Presidenti i Republikes. Nga ana tjeter, Drejtoria e Gjendjes Civile, jep shpjegime dhe per pastrimin e listave, nga personat te cilet kane vdekur. Verifikimet e deritanishme kane nxjerre qe deri ne diten e zgjedhjeve, ne liste figurojne mbi 100 vjec, 5.780 zgjedhes. "Per kategorine e ketyre shtetasve, ne draftin e ri te Gjendjes Civile parashikohet fillimi i nje procedure administrative per cregjistrimin e tyre. Per me shume eshte parashikuar, qe sherbimi i gjendjes civile, kur ka te dhena se persona te vdekur vazhdojne te qendrojne te regjistruar ne Regjistrin Themeltar dhe ate Kombetar te Gjendjes Civile, mund te ngrene padi ne Gjykate per te vertetuar vdekjen", informon ky institucion. Drejtori i Gjendjes Civile, Armand Teliti, pavaresisht informacioneve te dhena, do te raportoje kete jave ne mbledhjen e komisionit te posacem per zgjedhjet. Aty ai do te pyetet dhe per ceshtje te tjera qe lidhen me listat e zgjedhesve dhe kartat e identitetit. Per te vertetuar punen dhe hapat qe po merren me pastrimin e listave te zgjedhesve. Mbi te gjitha dhe mbi punen qe eshte bere ne procesin e heqjes se emrave, qe ndodhen ne dy lista.

Te dhenat

185 zyra, jane hapur ne te gjithe vendin per aplikimin e pajisjen me karta identiteti.

301.776 persona kane aplikuar deri me sot per tu pajisur me dokumentin e identifikimit

200.942 leternjoftime, jane prodhuar deri me sot nga kompania

38.589 leternjoftime jane terhequr nga shtetasit

336 stacione per te realizuar procesin e aplikimit, jane instaluar

106.943 leternjoftime jane derguar prane zyrave te shperndarjes


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›