E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cmimi i naftes, tregtaret njoftojne rritje

Cmimet e karburanteve do te rriten serish. Lajmin e ka dhene dje ne menyre indirekte Shoqata e Shoqerive te Hidrokarbureve gjate nje njoftimi per mediat. Nga 15 shkurti 2009 e deri ne ditet ne vijim, bursa nderkombetare ka koutuar nje fuci nafte ne vlerat 43-44 ush/fuci, produkti i perpunuar eshte ofruar me cmimin 480-490 USD per ton, benzina me cmimin 500 USD per ton ndersa ne mesin e muajit shkurt nje ton nafte e perpunuar, eshte ofruar me cmimin 370-400 USD, njoftojne burimet zyrtare te shoqates. Sipas te njejtave burime, kjo rritje e cmimit te hidrokarbureve ne tregun nderkombetar nuk eshte pasqyruar ne menyre te menjehershme ne tregun e brendshem te shumices, pasi kjo rritje cmimesh eshte amortizuar nga rezervat e detyrueshme te kompanive kryesore importuese. Por grosistet nuk mohojne faktin se pas pak kohesh, kur rezervat te kene mbaruar cmimi i naftes do te rritet serish. Ne fakt ka vetem nje jave qe cmimi i naftes eshte rritur me mbi 8 leke per liter, e raportuar kjo sipas Shoqates se Hidrokarbureve per shkak te hyrjes ne fuqi te nje ligji te ri per akcizat. Sipas ligjit, akciza e naftes fiksohet ne 37 leke per liter. Ligji i miratuar, parashikon nje akcize fikse per cdo liter karburant te importuar apo te prodhuar ne vend. Sipas importuesve te naftes kjo takse vepron menjehere ne tregun e karburanteve, pavaresisht gjendjes se rezervave ne depozita. Keshtu kompanite importuese dhe prodhuese jane te detyruara sipas ligjit, te aplikojne akcizen e re mbi te gjithe sasine e mallit ne magazinat doganore dhe ne import, duke i shtuar kesaj takse edhe tatimin mbi vleren e shtuar. Kjo do te thote qe tregu do te reflektoje nje cmim prej 12 leke per liter karburant, me teper se sa para aplikimit te akcizes se re. Shoqata e Shoqerive te Hidrokarbureve ben me dije se edhe ne tregun e pakices do te pasqyrohet ky ndryshim ligjor, por per tregtaret qe shesin midis 5-15 mije litra karburant ne dite, ky ndryshim pasqyrohet ne menyre te menjehershme, ndersa per kompanite tregtare qe disponojne kapacitete me te vogla, ndryshimi i cmimit eshte me i vonshem. Kjo lidhet me praktikat tatimore qe ndjek Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, e cila penalizon subjektet e tregtimit me pakice, nese cmimet e afishuara te tyre jane te ndryshme nga faturat tatimore te blerjes se produktit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›