E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lënia jashtë e Kosovës, Presidenti Nishani bojkoton samitin e Ohrit

nishaniTiranë- Pas apelit të bërë nga diplomatët shqiptarë në Maqedoni, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka vendosur të mos marrë pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve që dot zhvillohet ditën e shtunë në Ohër.

Zyra e shtypit e Presidencës njofton se shkak i këtij bojkoti është lënia jashtë samitit e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga. Sipas Nishanit kjo është në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit dhe të dialogut që mbizotëron në rajon dhe që lehtëson arritjen e synimit të përbashkët, atë të integrimit evropian.

Presidenca shprehet se lënia e Kosovës jashtë Samitit është bërë nën presionin e Serbisë, në kundërshtim të hapur me marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe më konkretisht në shkelje te nenit 14 të marrëveshjes Thaçi-Daçiç të nënshkruar në Bruksel, më 19 prill, 2013.

Gjatë mesditës diplomati shqiptar në Maqedoni, Arsim Zekolli, i ka bërë thirrje Presidentit Nishani, që të bojkotojë samitin, duke bërë të njëjtin veprim si presidentja kosovare, Atifete Jahjaga.

Gjesti i kryetarëve të Greqisë dhe Bullgarisë dëshmon se në këtë rajon faktorizimi bëhet shpeshherë përmes refuzimit. Pas këtyre gjesteve miqësore nga ana e përfaqësuesve të Shqipërisë, do të kishte qenë mirë që z. Nishani t’i rikujtojë fjalët e veta nga fjalimi dhënë pas zgjedhjes në postin e Presidentit dhe të kujtojë se përgjegjësia e tij nuk ka të bëjë vetëm me cështjet administrative të përfaqësimit, por edhe të kultivimit të ndjenjës së dinjitetit të qytetarëve shqiptarë si në shtetin amë ashtu edhe në rajon”,- tha Zekolli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›