E Diel, 1 Nëntor 2026

Perez: Dëshiroj që Ronaldo të jetë lojtari më i paguar në botë

MADRID-Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është duke u përgatitur që ta bëjë Cristiano Ronaldon lojtarin më të paguar në botë dhe synon që ta mbajë në skuadër edhe pas largimit të Jose Mourinhos.

“Dëshiroj që Cristiano Ronaldo të jetë lojtari më i paguar në botë. Ne do të bëjmë çdo gjë që ta bëjmë atë të lumtur”, ka thënë Perez.

Ish-lojtari i Manchester United ishte lidhur me një rikthim të mundshëm në Old Trafford këtë verë, por Perez është i vendosur që ta mbajë atë në Madrid edhe për disa vjet, shkruan Daily Mail.

Presidenti i “los blancos” gjithashtu tha se shumica e lojtarëve që kanë qenë të revoltuar kundër “Special One” këtë sezon, kanë vetëm fjalë të mira për të.

“Lojtarët kanë vetëm fjalë të mira për Mourinhon. Ata më thanë se ai ishte më i miri”.

“Ne ende nuk e dimë se cili do të jetë trajneri i ardhshëm por për këtë çështje do të flasim javën tjetër dhe për këtë projekt kam vendosur Zinedine Zidanen”, tha Perez.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›