Lënia në burg e Fredi Belerit, reagon Ministria e Jashtme e Greqisë
Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar pas vendimin të marrë sot nga GJKKO për lënien në burg të Fredi Belerit.
Përmes një deklarate zyrtare sipas atyre vendimi i marrë ofendon ndjenjën e drejtësisë së publikut si dhe percemtimin evropian të shtetit të së drejtës.
“Zgjatja e paraburgimit të Fredi Belerit, tashmë i zgjedhur kryetar i bashkisë Himara, ofendon ndjenjën e drejtësisë të publikut dhe perceptimin europian të shtetit të së drejtës”, shkruhej në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke.
Ndërkohë, ditën e sotme Gjykata e Posaçme la në fuqi masën paraprake të sigurisë “Arrest me burg” për Fredi Belerin dhe mikun e tij Pandeli Kokaveshi. SPAK ka marrë ditë më parë dosjen dhe ka kërkuar lënien në fuqi të vendimit të marrë nga togat e zeza të Vlorës.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës tashmë do të qëndrojë në burg deri në një vendim të dytë, me gjasë deri në përfundim të hetimeve, duke pamundësuar marrjen e detyrës si kryebashiak.
Ministrja Olta Xhaçka, sot zhvilloi një takim me homologun e saj grek Nikos Dendias të cilit i tha se kjo çështje nuk dueht të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve. Xhaçka tha se Beleri gëzon të drejtat si çdo qytetar tjetër shqiptar dhe asnjë nuk është mbi ligjin.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
