Lennon intervista e fundit
Tri dite para se te qellohej per vdekje me 8 dhjetorin e vitit 1980 John Lennon u ankua per kritiket e tij duke thene se ata ishin te interesuar vetem ne heronj te vdekur. Nder te tjera ne intervisten e fundit qe dha per revisten Rolling Stone ai foli me shume optimizem edhe per familjen dhe te ardhmen plot shprese se kishte shume kohe ende perpara per te realizuar te gjitha objektivat e jetes
Dje per here te pare eshte botuar e plote intervista e fundit e Lennon ne revisten Rolling Stone nje interviste qe me pare kishte pare driten e shtypit pjeserisht vetem pas vdekjes se 30 viteve me pare. Sipas intervistuesit Jonathan Potts gazetari i fundit me te cilin foli Lennon fjalet e kengetarit dhe gjendja e tij shpirterore ishte shume e ngritur dhe plot shprese. Ai nuk e parandiente dhe nuk kishte asnje frike apo ankth. Per kritiket e muzikes dhe veprimtarine e tij pacifiste Lennon nuk i kurseu disa nga fjalet me te ashpra te intervistes. Behet fjale per ata qe ishin zhgenjyer plotesisht me rrugen qe kishte marre karriera muzikore dhe vete jeta e te madhit te Beatles. Keta njerez qe me kritikojne kane krijuar ne nje idolaltri per artistet te cilet duhet vetem te adhurohen. Ata i pelqejne njerezit vetem kur nuk jane me por une do te vazhdoj te jem. Ata duan me cdo kusht heronj te vdekur si James Dean apo Sid Vicious. Une nuk kam aspak interes qe te jem i vdekur per tu bere atyre qejfin dhe per te plotesuar kushtet e te qenit lsquohero. Ndaj me mire ti harroj ata.
Nder te tjera Lennon parashikoi edhe se Bruce Springsteen qe ne ate kohe konsiderohej si djali me nje te ardhme te arte ne muziken rok do te perballej me disa veshtiresiDhe Zoti e ndihmofte Bruce nese ata vendosin se ai nuk eshte me Zot. Ata do ti sulen dhe shpresoj qe ai te mbijetoje.
Lennon foli edhe per perpjekjen e tij per te qene nje baba i mire per djalin e vogel Sean se si po mesonte se ne cmenyre mund te krijonte lidhje me nje djale te moshes se tij se si pavaresisht perpjekjeve nuk ishte shume i mire ne lodrat e femijeve. Ne interviste foli edhe per lidhjen e tij shume te forte me Yoko Ono Kam zgjedhur qe te punoj vetem me dy njerez Paul McCartney dhe Yoko Ono. Nuk ka qene deri me tani nje vendim i keq.
Ne moshen 40 vjec kur ai dha kete interviste dhe kur e vrane Lennon ishte shume me teper reflektiv se ne fazat e tjera te jetes ne lidhje me ate cfare kishte arritur dhe cfare donte te arrinte ne te ardhmen qe e shihte me shume optimizem. Mbi te gjitha ishte i betuar dhe teresisht i zotuar per ti sherbyer paqes dashurise dhe tokes. Une nuk jam duke kerkuar hyjnizimin. Nuk kam kerkuar kure purifikimin ekstrem te shpirtit nuk kam kerkuar kurre dhe me cdo kusht pergjigje per jeten. Une vetem krijoj kenge dhe u pergjigjem pyetjeve me shume ndershmeri me aq sa mundem dhe me aq sa di...por thellesisht besoj te paqja dashuria dhe mirekuptimi.
Intervisten e fundit per revisten Lennon e dha ne apartamentin e tij dhe ne studion e punes ne dy vendet ne te cilat ndihej me mire dhe me i qete per te lene veten te lire qe te shprehej. Intervista ishte parashikuar fillimisht per daljen e albumit te perbashket te Lennon dhe Ono Double Fantasy. Por pas lajmit te vdekjes se tij tri dite pas saj ne nxitim e siper per te nxjerre intervisten revista vendosi qe te botonte nje dite pas vdekjes vetem disa pjese te saj por jo te plote sepse ajo duhej punuar dhe duhej ripare duke qene se behej fjale per tri ore te regjistruara.
Gazetari nuk iu kthye kurre degjimit te plote te kasetave. Kjo deri disa muaj me pare kur i duhej qe te pastronte nje sirtar te vjeter. Per mua ishte nje mrekulli qe i gjeta kasetat dhe mrekullia e dyte ishte qe te degjoja serish te paprekur dhe te paprishur edhe pas 30 vitesh zerin e John Lennon. Befas dhoma ime u mbush me zerin e tij me te qeshurat peshperimat ngurrimet e Lennon. Ndjeva emocion te jashtezakonshem ndersa degjoja intervisten dhe vendosa qe te zbardhja gjithe materialin rrefen gazetari. Ajo cka gjate zbardhjes i beri pershtypje ishte perqendrimi qe Lennon pati gjate atyre oreve te ceshtjet e jetes dhe vdekjes. Ai ndihej ne mesin e nje rrugetimi shume interesant po bente nje meditim qe i takon nje njeriu te moshes se mesme dhe menyra se si e bente ishte magjepsese thote gazetari.
Ne numrin e revistes qe ka botuar dje te plote intervisten e fundit te te madhit Lennon ka edhe nje ese te shkruar nga Ono ne kujtim te diteve te saj te fundit me John. E veja e Lennon dje dha nje deklarate me rastin e pervjetorit ne te cilen thoshte nder te tjera Ne kete pervjetor tragjik ju lutem bashkohuni me mua per te perkujtuar John me dashuri te thelle dhe respekt. Ne jeten e tij te shkurter ai i dha aq shume botes. Bota ishte me fat qe e pati. Sot ende mesojme shume prej tij. John i love you