E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet si ne udhekryq

Kosova sot gjendet ne nje udhekryq nga ku duhet te zgjedhe drejtimin per nga do te shkoje.Te tjere caktuan kohen tone me perpjekjen e fundit per te na mbajtur ne kohen e tyre per ta vazhduar gjendjen tone te jashtezakonshme por edhe na e pershpejtuan mundesine e nje ndryshimi themeltar.

Cilin drejtim do te marre Kosova Njera rruge ne dalje te udhekryqit eshte rruge qorre. Kjo rruge e ben Kosoven te jete si Bosnja. Rikthehen negociatat me Serbine dhe ne tavoline te bisedimeve shtrohet ceshtja e autonomise se Veriut e komunave shtese me shumice serbe dhe e pushtetit shtese per komunat me shumice serbe. Pra ne rrethanat kur nuk po bashkohet Mitrovica gati tri vjet pas shpalljes se pavaresise forcohet kjo ndarje dhe nis perhapja e saj gjithandej neper Kosove. Bashke me Serbine perfiton vetem edhe pushteti ne Kosove qe ka pranuar ti hyje ketyre negociatave me Serbine duke ia zgjatur jeten vetes se tij ne Kosoven gjithnje e me te rrudhur.

Rruga tjeter ne kete udhekryq eshte rruga qe e ben Kosoven shtet sovran e demokratik shtet funksional e me integritet territorial shtet qe e krahasojne me shtetet normale qe dolen nga shperberja e ish-Jugosllavise si puna e Kroacise a Sllovenise e jo me Bosnjen apo edhe Afganistanin.

Udhekryqi nuk eshte vetem politik por edhe ekonomik. Serish jane dy rruge. Rruga e pare eshte ajo e privatizimit te gjithckaje publike qe shitet shume lire e fort shpejt dhe pasurohen ca korporata nderkombetare pa reputacion dhe ca politikane vendore edhe me me pak reputacion. Kosova shkon ne drejtim te Nigerise apo te Amerikes Latine te viteve lsquo80 te shekullit te kaluar ku marionetat qeveritare te korruptuara kane krijuar ishujt e tyre private ku importet kane mbytur prodhimin vendas ku lulezojne kriminaliteti e kontrabanda dhe ku jetesa e njerezve eshte reduktuar ne mbijetese zhgenjyese.

Rruga tjeter ne kete udhekryq ekonomik eshte perseri ajo e berjes se shtetit te Kosoves me sovranitet por qe tash konsiston ne disponimin vendor me pasurite natyrore vendore ne forcimin e shoqerise e publikut permes zhvillimit ekonomik qe bazohet ne prodhim dhe ne luftim te korrupsionit duke filluar atje ku ai eshte me i madh. Ne kete rrugen tjeter Kosova shkon drejt normalizimit ekonomik duke u krahasuar me shtetet e Europes lindore qe u konsoliduan ekonomikisht dhe u bene te afta per konkurrence te drejte ne tregjet boterore.

Si ne aspektin politik po ashtu edhe ne ate ekonomik ky udhekryq sjell dilemen nese Kosova do te jete nje histori suksesi e te tjereve apo do te jete subjekti beres i historise se saj.

Semafori do te ndale per ne ne te kuqen duke shprehur gjendjen tone stabile ne mesin e krizes apo do te levize sipas te gjelbres ku qellimi vetjak per te levizur perputhet me ate publik

Parulla lsquoJo Negociata - VETEumlVENDOSJE ne fakt eshte thyerja e rendit te gjerave ne aktualitet e histori. Eumlshte njekohesisht e tashmja e padurueshme e shoqerise po aq sa e ardhmja politikisht e re e popullit.

Se cfare shteti do te jete Kosova ne dekaden e dyte te shekullit XXI varet se cfare pushteti do te dale nga zgjedhjet e 12 dhjetorit. Kosova eshte ne udhekryq. Por udhekryqi eshte vete misherimi i zgjedhjes. E keto zgjedhje jane zgjedhjet me te rendesishme te pasluftes ne mos edhe me shume se kaq.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›