Leo Mesi: Do të luftojmë për çdo titull të mundshëm
Barcelona
Ylli argjentinas sfidon Realin për Superkupën e Spanjës
Ylli argjentinas i Barçës, Leo Mesi, tha se këtë sezon, qëllimi kryesor është të luftojë për çdo titull të mundshëm. Për më tepër, Mesi, pas një kthimi triumfues me dy gola në ndeshjen e parë të La Ligas për sezonin e ri, të fituar 5-1 ndaj Real Sociedadit, ka pranuar të vazhdojë me besim dhe ambicie të njëjtë si në kohën e drejtimit të suksesshëm të Pep Guardiolës: Barcelona do të synojë tituj të mëdhenj, ndërsa unë do të jap maksimumin për objektivat e klubit. Në lidhje me ndeshjen e ardhshme, Superkupën e Spanjës, kundër Realit, Leo parashikon një përballje të vështirë, sepse ne e dimë që është e pakrahasueshme përvoja në të tilla sfida, tha sulmuesi. Mesi, i cili shënoi dy herë kundër Real Sociedad, u shpreh se me gjithë ndryshimin në stolin e Barcelonës, ekipi po ndjek të njëjtën filozofi si Guardiola. Ruajtja e stilit të lojës është me shumë rëndësi për ne. Më tej, Mesi beson se fitorja kundër Real Sociedadit ishte shumë e rëndësishme, sepse bëhej fjalë për një fillim të mbarë të një kampionati të ri, me një trajner të ri në drejtim, Tito Vilanova. Bashkë me trajnerin tonë, do të luftojmë për çdo titull. Vilanova është shumë i afërt me ne, ndaj të gjithë dëshirojmë ta mbajmë në ritëm Barcelonën, duke fituar tituj të rëndësishëm për klubin, shtoi sulmuesi i Barçës, i cili ka të njëjtët objektivë personalë: Unë dua të fitoj gjithçka, kudo ku luaj.
Fenomeni
Lionel Mesi feston pas dopietës ndaj Real Socedadit të dielën
Leo Mesi: Do të luftojmë për çdo titull të mundshëm burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip