E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonadro mbetet në Milan

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani, ka mohuar spekulimet rreth largimit të trajnerit Leonardo në fund të këtij sezoni.

Leonardo është përmendur si pasardhës i mundshëm për selektorin e Brazilit, Carlos Dunga, i cili pritet të largohet nga detyra pas Kampionatit botëror 2010.

Por, Galliani ka insistuar se klubi nuk do të bëjë ndryshime në stafin teknik.

“Asnjëherë nuk kemi menduar për një trajner tjetër. Leonardo është duke bërë punë të mrekullueshme dhe ka përkrahjen e plotë të klubit”, tha Galliani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›