Besa shkel Lirinë

Në xhiron e 22-të të Superligës ka pasur gola me bollëk krahasuar me javën e kaluar, kur u shënuan vetëm dy gola. Në këtë xhiro sulmuesit ishin në formë dhe në gjatë ndeshje u realizuan 20 gola. Ndërsa faza e tretë e kampionatit do të fillojë më 10/11 prill.
Besa – Liria 5:2
Besa ia ka rrëmbyer Lirisë pozitën e dytë në tabelë, pasi mposhti të dielën prizrenasit me rezultat të thellë 5:2 në ndeshjen derbi të xhiros së 22-të të Superligës. Besa ka kaluar në avantazh 1:0 në minutën e 20-të me golin që e ka shënuar Fitim Kasapi nga penaltia.
Epërsinë e vendasve në 2:0 e ka ngritur Granit Çekaj në minutën e 32-të. Liria ia doli ta ngushtojë avantazhin e pejanëve në 2:1 në minutën e 35-të, me golin që e shënoi Alsid Tafili. Por, në minutën e fundit të pjesës së parë, Besa shënoi gol sërish nëpërmjet Krenar Vokshit për rezultat 3:1.
Ndërsa në pjesën e dytë ekipi i Genc Hoxhës shënoi edhe një gol nëpërmjet Fitim Kasapit për rezultat 4:1. Në minutën e 82-të, Lira e ngushtoi sërish epërsinë e Besës në 4:2 me golin që e realizoi Fahti Karahoda. Megjithatë, ekipi vendas deri në fund të takimit ia doli ta shënojë edhe një gol nëpërmjet Haxhi Zekës për rezultat përfundimtar 5:2.
Vëllaznimi – Hysi 2:2
Hysi – i cili synon titullin e kampionit - assesi nuk po e gjen rrugën e fitores në këtë pranverë. Bardhezinjtë kanë luajtur baras si mysafirë të Vëllaznimit, takim ky që ka përfunduar me rezultat 2:2, dhe i cili u zhvillua pa praninë e publikut. Në fakt, Hysi ka kaluar në avantazh i pari me rezultat 0:1 me golin që e ka shënuar Labinot Osmani në minutën e 38-të. I njëjti futbollist ka shënuar sërish gol për rezultat 0:2 në minutën e 46-të të takimit.
Por, Vëllaznimi fillimisht ngushtoi epërsinë e Hysit në 1:2 në minutën e 56-të me golin e Robert Gjerajt nga penaltia. Më pas, gjakovarët i barazuan shifrat 2:2 në minutën e 69-të me golin që e ka shënuar Venhar Sërmaxhaj. Duhet theksuar se Hysi një pjesë bukur të madhe të ndeshjes e ka luajtur me dy lojtarë më pak, pasi gjyqtari i takimit i ka përjashtuar nga loja Sogojevën dhe Musollin.
Prishtina – Gjilani 2:1
Gjilanit edhe më tej iu kanë vështirësuar punët në luftën për mbijetesë, sepse ka pësuar disfatë në kryeqytet nga Prishtina me rezultat 2:1. Bardhekaltrit kanë kaluar në epërsi prej 1:0 në minutën e 22-të me golin që e ka shënuar Ardian Kozhani.
Prishtina shtoi epërsinë në 2:0 nëpërmjet golit të Suad Saliagiqit. Kurse Gjilani e ka ngushtuar këtë epërsi të prishtinasve në minutën e 84-të të ndeshjes, falë autogolit që e ka shënuar mesfushori i ekipit kundërshtar Behar Maliqi.
Flamurtari – Kosova (V) 1:1
Kosova e Vushtrrisë ka fituar një pikë të rëndësishme në luftën e saj për mbijetesë, pasi ka luajtur baras si mysafire e Flamurtarit, takim që ka përfunduar me rezultat 1:1. Vushtrriasit kanë kaluar në avantazh prej 0:1 në minutën e 55-të me golin që e ka shënuar kapitelin Ilir Izmaku nga penaltia.
Pas këtij goli të pësuar, Flamurtari ka bërë përpjekje të mëdha për ta përmbysur epërsinë e Kosovës (V), madje edhe për t’i fituar të tria pikët e këtij takimi. Por, krejt çka kanë mundur të bëjnë kuqezinjtë ka qenë barazimi i rezultatit në 1:1 me golin që e ka shënuar Artan Gashi në minutën e 77-të të ndeshjes.
KEK-u – Ferizaj 2:0
Berat Grabovci, me dy golat e tij të shënuara, ia ka dhuruar skuadrës së ti KEK-ut tri pikë nga përballja me Ferizajn. Elektricistët kanë kaluar në epërsi prej 1:0 në minutën e 38-të me golin që e ka shënuar Grabovci. I njëjti futbollist shënoi gol ndaj Ferizajt edhe në minutën e 60-të për rezultat përfundimtar, 2:0.
Tabela
1. Trepça 22 12 38
2. Besa 22 11 36
3. KEK-u 22 13 34
4. Hysi 22 9 34
5. Liria 22 6 34
6. Flamurtari 22 3 33
7. Ferizaj 22 -3 31
8. Prishtina 22 -2 30
9. Drenica 22 -13 29
10. Kosova (V)22 -12 22
11. Vëllaznimi 22 -11 19
12. Gjilani 22 -16 18