Çmimi i Madh i Malajzisë, fiton Vettel

Sebastian Vettel dhe Red Bull bëhen të frikshëm për dy skuderitë e mëdha Ferrari dhe McLaren. Piloti gjerman triumfon në Cmimin e Madh të Malesia, duke e dominuar që nga kthesa e parë, i ndjekur nga Vebber që kompleton një rezultat të jashtëzakonshëm për Red Bull. Në vendin e tretë shfaqet Mercedes i Niko Rosberg.
Gjermani vazhdon të prodhojë performanca të mira dhe tani ka 35 pikë, aq sa kampioni në fuqi Jenson Button, në Sepang vetëm i 8. tërhiqet nga gara Schumacher që vazhdon të mos bindë me Mercedesin e tij. 7 herë kampioni i botës vetëm i 10 në renditjen për pilotë me 9 pikë. Edhe pa shi në Sepang gara është spektakolare. Falë Red Bull që më në fund tregon potencialin e saj, por edhe për meritë të një starti të çmendur ku të mëdhenjtë nisen në fund. Garë e shkëlqyer e Hamilton, gjithnjë me shumë talent në parakalime. Anglezi është i 6 në Sepang dhe në botëror me 31 pikë, përpara Kubica, që me Raneultin e tij arriti vendin e katërt dhe kuotën e 30 pikëve.
Ferrari zhgënjen në Malajzi me vendin e 7 të Felipe Masës dhe të 13 të Alonsos. Megjithatë kaq i mjafton brazilianit të kapë kreun e renditjes për pilotë me 39 pikë, i ndjekur nga Vettel, me pikë të barabarta me Fernando Alonson. Fundjavë e varfër për spanjollin: motori i Ferrari e braktis, pas tentativës për ti marrë Button vendin e 8. kështu në Sepang rezultat mjaft i rëndësishëm për Red Bull, që rihap cështjen e titullit plotësisht, tani 5 pilotë i ndajnë vetëm 4 pikë.
Eno Skarço