E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonard Voci ne 15 vjet

Piktori Leonard Voci prezanton krijimtarine 15-vjecare 1994-2009 ne ekspoziten Albanian Artist hapur deri me 10 shkurt ne Muzeun Historik Kombetar.


Punet jane klasifikuar ne cikle duke iu referuar kriterit kronologjik teknikes dhe materialeve te vecanta te perdorura nga nje cikel te tjetri. E gjithe krijimtaria e Vocit permblidhet ne 500 punime ne teknika te ndryshme vaj akrilik guash.


Me i hershmi nder ciklet eshte ai i realizuar gjate kohes se qendrimit ne Gjermani nga 1993-2003 pune ne te cilat bie ne sy tonaliteti i ulet i permbajtur. shte shkolla gjermane nga e cila eshte influencuar piktori. Aty te kerkohet te jesh i koncentruar i ftohte dhe i permbajtur ne kolor.


Prezantimi i pare i Vocit me te ardhur ne Shqiperi ishte ekspozita Tirana hite Symphony cikli i dyte 2003-2005 ku evidentohen te tjera tipare ne realizimin e veprave ne perdorimin e ngjyrave. Piktori duket i cliruar.


Me tej vijojne punet e cikleve Sheraton Tirana i realizuar me 2005-2007 Cikli Adriatiku Shqiperia vendi im 2007-2009 dhe cikli Athina 2009.


Te kjo ekspozite e prezantuar fillimisht perpara publikut te Athines ne Festivalin e 11-te Multikulturor Club-Unesco tetor 2009 ne Pire Voci u vleresua me cmimin e madh per pikturen Poseidoni. Pervoja e qendrimit atje i zgjoi dashurine e hershme per mitologjine greke per perendeshat dhe zotat. Voci ekspozon te Albanian Artist edhe 12 koka perendish ne Athinen e Lashte.


Ne pikture mbizoteron portokallia e forte. Cikli me i ri i tij i realizuar me 2009-en i dedikohet figurave femerore shqiptare Rozafes Marigose dhe veshjeve te tradites.
Ne punet e ekspozites portretet trupat kokat shihen gjithmone ne levizje nje levizje qe duket se kerkon gjithe energjine e piktorit.


Leonard Voci ka lindur ne Bajze te Shkodres me 1968. Pasi mbaroi studimet e larta ne 1991 kreu praktiken ne studion e piktorit Lin Delia ne Antrodocco Rieti Itali me 1992. Nje vit me vone shkoi ne nje tjeter studio piktori te njohur Gjelosh Gjokaj ne Augsburg Gjermani. Po ne kete qytet Voci hap ateliene Leonardo me 1994. Ne vitet 2003 vjen ne Shqiperi. Gjate kesaj kohe ka pasur nje nderprerje 2-vjecare ekspozimi ne Athine dhe nje ekspozite ne Givatayim Theatre Tel-Aviv.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›